Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në BE

3 vjet ago
in Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në BE

Në deklaratën qeveritare në prag të samitit të BE-së, Olaf Scholz, u pozicionua qartë në anën e gjashtë vendeve të rajonit dhe i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite, 23.06. në Bruksel.

“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”.

Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre.

Heqja e parimit të unanimitetit

Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë. “Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të vizitoja rajonin përpara udhëtimit tim në Ukrainë”, theksoi kancelari.

Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.

“Kanë kaluar gati 20 vjet që kur në Selanik BE-ja u ofroi këtyre vendeve perspektivën e anëtarësimit. Unë isha atje para disa ditësh. Dhe të gjithë ma kujtuan këtë, se si u vendos. Atëherë në Selanik të gjithë mendonin se do të ishin anëtarë të BE-së pas pesë ose tetë vjetësh. Dhe kjo nuk është realizuar deri më sot”, tha kancelari.

Më tej ai tha se ka ardhur koha që ne e duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi im në udhëtimin tim në rajon. Dhe ky do të jetë gjithashtu mesazhi që duhet të vijë nga takimi i nesërm i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kritikë ndaj Bullgarisë 

Scholz lavdëroi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, dhe tha se ai luan një rol tejet konstruktiv në bisedat me Shkupin. Ne e dimë se edhe sot ka debate në vend. “Sepse kjo është ajo që shumë shpesh e bën kaq të vështirë bashkëpunimin në Evropë, që çështje që e kanë bazën në ngjarje të ndodhura shumë kohë më parë, përdoren papritur për të ngatërruar gjithçka që sjell një të ardhme paqësore.”

Olaf Scholz dhe Kiril Petkov në SofjeOlaf Scholz dhe Kiril Petkov në Sofje, më 11.06.2022

Prandaj edhe unë shpresoj që Bullgaria të zgjedhë një rrugë, që e bën të mundur ta shpalosë forcën e saj, në Bashkimin Evropian, por edhe e bashkuar me fqinjin e saj më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

Scholz tha se i mbështet përpjekjet e kryesisë franceze të BE-së, për të ndërmjetësuar një kompromis dhe u shpreh optimist që Bullgaria do të gjejë një zgjidhje: “Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor evropian i qëndrueshëm dhe i begatë është në të mirën tonë”

Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më parë kishte paralajmëruar me anë të një mesazhi në Twitter se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë ç’kërkojnë në Bruksel, nëse Bullgaria do të vijonte të bllokonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, po me anë të një mesazhi në Twitter ai të mërkurën ishte shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në Bruksel.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për pengmarrjen tonë nga Bullgaria që shkatërron atë,”, shkruante kryeministri i Shqipërisë. /DW

Tags: BullgariaMaqedonia e veriutOlaf Scholz

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Spiropali përplaset me deputetët e PD-së: Pusho, ule zërin se ti je kalë karroce (VIDEO)

Spiropali përplaset me deputetët e PD-së: Pusho, ule zërin se ti je kalë karroce (VIDEO)

“Në garë je ti me Xhaçkën”, Bardhi përplaset me Spiropalin

“Në garë je ti me Xhaçkën”, Bardhi përplaset me Spiropalin

Gjysmë ore pro evropian!

Gjysmë ore pro evropian!

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com