Përfundon pjesa e parë midis Çekisë dhe Kroacisë. Çekët ka befasuar kroatët duke gjetur golin e avantazhit me penallti.
Arbitri ka akorduar 11-të metërsh pas një goditje me brryl të Lovren ndaj Schick brenda zonës së rreptësisë dhe pasi u konsultua edhe me pamjet e ofruara nga VAR.
Madje, sulmuesi i Leverkusen, që ka shënuar 3 gola deri tani në Europian bashkë me këtë sot nga pika e bardhë, mori edhe ndihmën mjekësore dhe goditi 11-të metërshin ende teksa i rridhte gjak nga hundët.