Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sapo ishte kthyer nga emigracioni, 26-vjeçari plagos nënën e tij dhe kamerierin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sapo ishte kthyer nga emigracioni, 26-vjeçari plagos nënën e tij dhe kamerierin

Një emigrant i sapokthyer nga Italia ka shkaktuar plagosjen e dy personave brenda një harku të shkurtër kohor. Viktimë e agresionit të tij me thikë ka rënë një kamerier dhe vetë nëna e të riut. 26- vjeçari me iniciale G.M. është arrestuar në kushtet e flagrancës pak pas ngjarjes. Mësohet se i riu ka plagosur me thikë nënën e tij, por edhe një tjetër shtetas.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, 26- vjeçari ka shfaqur probleme psikologjike dhe në momentet kur ka kryer sulmet me thikë, ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. 26-vjeçari vetëm pak kohë më parë ishte kthyer nga Italia.

Që prej kthimit, sjellja dhe gjendja e tij kishte ndryshuar tregojnë të afërmit. Fillimisht, 26-vjeçari G.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), një kamerier në zonën e Lungomares, në momentet kur ka shkuar për të konsumuar një kafe në lokal. Pas kësaj ngjarjeje mësohet se 26-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejt banesës së tij, ku pas një konflikti, menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, ka goditur dhe nënën e tij po me mjet prerës.

Në momentet e gjendjes së rënduar, 26-vjeçari ka tentuar të godasë edhe babain e tij, i cili ka arritur të shpëtojë duke u fshehur në shtëpi. Pas kësaj, i riu është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Disa metra larg banesës së tij, 26-vjeçari është kapur nga forcat e Policisë. Mësohet se në momentet e arrestimit, gjendja psikologjike e tij ishte mjaft e rënduar.

Nga ana tjetër, gjendja e personave të plagosur mësohet se mbetet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 26-vjeçari akuzohet tashmë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”. Por ajo që mbetet e dyshimtë lidhet me reagimin e Policisë, ngjarje të cilën e ka mbajtur të fshehtë deri tri ditë më vonë, pavarësisht arrestimit të agresorit.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas konsultimit me Prokurorin, kanë bërë arrestimin e tij, pasi ky shtetas ka plagosur me thikë nënën e tij dhe një shtetas tjetër për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

Nga ana tjetër, pritet që gjatë hetimeve, të riut t’i kryhet dhe ekzaminim për përcaktimin e gjendjes së tij mendore.

Banorë të zonës pranë vendit ku u arrestua 26-vjeçari kanë deklaruar për Policinë se i riu ishte gati të qëllonte këdo që i afrohej duke shkaktuar panik. Kjo ngjarje ka risjellë në kujtesë vrasjen e 8-fishtë në fshatin Resulaj, ku Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov të afërmit e tij. /Panorama

Tags: 26-vjeçariemigracioniIshtekamerierinkthyernënënplagossapo

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
“Kur do flasim?”, PD i përgjigjet kryeministrit Rama

Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Sondazhi zyrtar i Eurovizionit shpalli fituese Jonida Maliqin, çfarë ndodhi më pas (Video)

Sondazhi zyrtar i Eurovizionit shpalli fituese Jonida Maliqin, çfarë ndodhi më pas (Video)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Tiranë kosovari (Video)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Tiranë kosovari (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com