Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Samiti i Triestes, BE vjen me projekte për ekonominë dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Samiti i Triestes, BE vjen me projekte për ekonominë dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet ditën e nesërme në Trieste të Italisë pritet të rrisë vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të këtij rajoni. 

Vëmendja e Bashkimit Evropian do të përqendrohet në fushën e integrimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

‘‘Samiti i Triestes do të jetë një mundësi për të diskutuar rrugët konkrete për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të çuar më tej procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Samiti do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Evropian në rajon’’, shkruhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

Fushat e bashkëpunimit 

Diskutimet do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve. Gjatë Samitit, Komisioni Evropian do të prezantojë fonde të reja të konsiderueshme si pjesë e “pakos vjetore të lidhshmërisë”. Për më tepër, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon dhe me BE-në dhe do të udhëheqë masat reformuese në sektorin e transportit.

Integrimi ekonomik

Në lidhje me integrimin ekonomik rajonal, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale me qëllim të rritjes së tërheqjes të rajonit për të rritur investimet dhe për të gjeneruar vende pune, veçanërisht nëpërmjet rritjes së zgjuar, bizneseve të reja dhe rritjes së kapacitetit. Për herë të parë në kuadër të procesit të Berlinit, pjesë e planit të veprimit është edhe një dimension digjital: kjo do të kontribuojë në integrimin e rajonit në tregun digjital panevropian. Forumi i Investimeve të Odës së Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh odat e tregtisë së rajonit, do të inaugurojë Sekretariatin e Përhershëm në Trieste në margjinat e Samitit: përfshirja e komunitetit të biznesit do të kontribuojë në kthimin e Zonës Ekonomike Rajonale në mundësi konkrete për kompanitë në rajon. Për zhvillimin e sektorit privat, Komisioni do të rrisë mbështetjen e tij ekzistuese për NVM-të përmes një kontributi të ri në programin e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe inovacion për Ballkanin Perëndimor si dhe në nxitjen e investimeve më dinamike.

Kush merr pjesë?

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit, Johannes Hahn Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transport do të marrin pjesë së bashku me shefat e Qeverisë, Ministrat e Ekonomisë dhe Ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia).

Tags: Ballkani Perëndimorbeekonomiaintegrimiprojektesamiti i triestes

TË LIDHURA

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Aktualitet

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
Next Post
Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Patozi: Pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën

Vihet në lëvizje grupi anti-Basha







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it
Ekonomi

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

by mirseda
20:11 | 18/12/2025
0

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e...

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

18:53 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com