Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sali Berisha e meriton të vetëvritet!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Nga: Mero Baze

Sali Berisha nisi sot zyrtarisht krijimin e një strukture paralele me Partinë Demokratike, duke u shfaqur para gazetarëve me një tufë letrash të printuara, që pretendon se janë nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të PD, disa orë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se një parti e drejtuar nga Sali Berisha do të jetë një parti që nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me SHBA.

Pas 8 nëntorit të vitit 1941, kur Shqipëria formoi partinë më anti-amerikane të historisë së saj, sot më 10 nëntor 2021, 80 vite më pas, për herë të dytë Sali Berisha po krijon zyrtarisht bërthamën e partisë së dytë anti-amerikane në Shqipëri, pas Partisë Komuniste, pjesë e së cilës ai ka qenë nga 8 nëntori i vitit 1968 deri në dhjetor 1990.

Përpjekja e tij për të maskuar betejën kundër SHBA si një betejë kundër Lulzim Bashës, fillimisht synonte të krijonte një klimë presioni kundër Qeverisë amerikane për vendimin kundër tij dhe familjes së tij, duke i treguar atyre se ai ka një ushtri të madhe anti-amerikane në Shqipëri.

Kjo përpjekje u shfry sot zyrtarisht, ndërsa SHBA deklaroi se çdo forcë politike e udhëhequr nga Sali Berisha do të jetë një forcë e izoluar nga SHBA, duke e vendosur lëvizjen e tij ballë për ballë me SHBA.

Pas kësaj, Sali Berisha do të vazhdojë përpjekjet e tij për të mbajtur gjallë foltoren e tij, jo për të zëvendësuar Lulzim Bashën, por për të qenë i rrethuar nga militantë të vet, në vetminë dhe izolimin ndërkombëtar që ka.

Siç u pa qartë, ai po mban në ilegalitet mbështetësit e vet, pasi në shumicë ai po luan bllofin me nënshkrime të mbledhura. Ai po përpiqet të shkelë procedurat e mbledhjes së Kuvendit, pasi nuk kërkon realisht as të mblidhet Kuvendi, as të hiqet Lulzim Basha, por ai të duket si viktimë e SHBA në sytë e opinonit publik, me qëllim që të fuqizojë frymën anti-amerikane në Shqipëri.

Ai nuk ka për ta shkarkuar Lulzim Bashën, as në Kuvendin paralel ilegal të 11 dhjetorit, edhe pse ato vendime nuk i pyet kush, pasi synon të paraqesë atë sipas teorive të propagandës komuniste si “kukull” të SHBA.

Ai nuk do të mbërrijë kurrë tek një kuvend ligjor i PD, dhe as tek ndonjë betejë e përfunduar brenda PD kundër Lulzim Bashës, pasi nuk e ka me atë betejën, por me SHBA. Dhe për të mbajtur gjallë betejën me SHBA, atij i duhet Lulzim Basha në selinë e PD, që të ketë motiv të gënjejë trushpëlarët e vet.

Nëse i hidhje sot një sy konferencës për shtyp dhe rreshtit të parë të njërëzve që e mbështesin atë, dukej qartë se ata janë pjesa më vulgare, më qesharake dhe me e përbuzur dhe nga vetë demokratët e PD.

Një PD që shpreson se do ringjallet me Flamur Nokën, Klevisin, Albanën, Spahon etj, është një shaka tragjike me fatin e partisë që themeloi pluralizmin në Shqipëri.

Sali Berisha nuk është nisur të bëjë Kuvend. Nuk është nisur as të shkarkojë Lulzim Bashën, se nuk ka ku ta shkarkojë. Sali Berisha është nisur të ngrejë mbështetësit e tij në këmbë kundër SHBA dhe të formojë një frymë anti-amerikane në Shqipëri, për të justifikuar më pas ndëshkimet që ai dhe familja e tij mund të marrin nga drejtësia si “minues të demokracisë”, “shantazhues të sistemit të drejtësisë” dhe si “familje e korruptuar, që ka përfituar nga pushteti”.

Ndaj mos prisni që Sali Berisha të shkarkojë Lulzim Bashën as më 11 dhjetor as më pas. Mos prisni që ai të rikthejë demokracinë në një oborr ku ai ka tharë çdo shpresë për demokraci për 30 vjet. Mos prisni asgjë, nga një njeri që në fakt është i vetmi që po pret mëshirë nga ata që e kanë ndëshkuar.

Por nuk do të ketë.

Sali Berisha ka dalë në rrugë të tregojë se nuk është i vetëm kundër SHBA. Mund të mos jetë i vetëm, por është i vetmi prej tyre që SHBA e ka ndëshkuar. Dhe ai nuk do të bëhet kurrë, as kryetar i Partisë Demokratike, as do të shikojë ndonjë herë pushtetin në këtë vend. As ai, as djali dhe vajza e tij, as pasardhësit e familjes së tij kriminale.

Historia e pushtetit të Sali Berishës në Shqipëri ka përfunduar. Ka mbetur vetëm gjyqi i tij. Dhe ia ka filluar t’ia bëjë vet gjyqin vetes, duke e rreshtuar veten dhe familjen e tij, në fundin e jetës fizike dhe politike, kundër aleatit të madh të Shqipërisë dhe garantuesit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Esat Pashë Toptani kishte bërë shumë herë më pak se kaq kundër Shqipërisë, kur u ekzektua si tradhëtar. Sali Berisha nuk e meriton atë fat.  Ai meriton të vetëvritet. Siç po bën!

Tags: mero bazesali berishaSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Te një këngë s’i mora lekë”, Arditi flet pas përplasjes me Fifin

"Te një këngë s’i mora lekë”, Arditi flet pas përplasjes me Fifin

Kreu marrëdhënie me një të mitur, policia kap 20-vjeçarin

"Apartamente, palestër, lokal"/Sekuestrohen pasuritë e "bosit" nga Tirana

“Për’Puthen”, a nuk vriten vajzat nëse nuk puthen?

"Për’Puthen", a nuk vriten vajzat nëse nuk puthen?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

by mirseda
21:53 | 16/04/2026
0

Britania po shqyrton prezantimin e tarifave të hyrjes për turistët që vizitojnë disa nga muzetë më të...

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com