Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer të gjithë ministrat që dhanë dorëheqjen si pasojë e paktit Rama-Basha më 18 maj, pak ditë para zgjedhjeve.
Pasi prezantoi emrat e kabinetit të tij qeveritar të katër viteve të ardhshme, bie në sy shpërblimi i Ramës, duke i bërë sërish pjesë të kabinetit.
Edhe pse kishin pak më shumë se një muaj në krye të detyrës, ministrat në fjalë lanë karriget për t’ua liruar postin ministrave teknikë.
Sot, ata u zgjodhën të jenë sërish në kabinet, duke drejtuar ministritë e mëposhtme:
MINISTRAT:
Minister i Brendshëm – Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhacka
Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës – Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu