Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sa të përgatitur jemi ta mbrojmë tokën nga një asteroid vrasës!

7 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Rajoni, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sa të përgatitur jemi ta mbrojmë tokën nga një asteroid vrasës!

A do të sillte fundin e njerëzimit këtu në tokë një asteroid vrasës, që do të gjente një shteg për të goditur planetin tonë? “Përgjigja ndaj këtij skenari, varet nga disa faktorë”- thotë Kejlin Gelinger, shkencëtare në Qendrën Shkencore të Ontarios në Kanada, që ka bashkëpunuar në Grupin e Kërkimit mbi Sistemin Diellor në Departamentin e Shkencave të Tokës të Universitetit të Torontos, po në Kanada.

“Planeti ynë, goditet vazhdimisht nga mbetjet që vijnë nga hapësira, me një sasi prej rreth 10-50 tonë çdo ditë”- tha Gelinger, duke shtuar se mbrojtja planetare shndërrohet në një problem serioz, kur asteroidet kanë një madhësi 140 metra e sipër, pasi ato mund të depërtojnë përmes atmosferës së tokës, dhe të shkaktojnë shkatërrime lokale apo edhe globale.

Fatkeqësisht, nëse mendoni se përgjigjia është po aq e thjeshtë sa hedhja në erë e një asteroidi me armë bërthamore, si bën aktori Brus Uillis në filmin e famshëm “Armagedon”, e keni gabim, dhe duhet të rimendoheni. “Nuk është menjëherë e qartë, se përse nuk do të funksiononte”- bën shaka Gelinger.

“Kjo ka të bëjë më pak me fuqinë e zgjidhjes, dhe më shumë me kohën e ndërhyrjes”- thotë ajo duke shtuar:”Arsyetimi tek “Armagedon”, është se bombardimi me armë bërthamore i një asteroid, është një lëvizje që nuk do të funksiononte. Edhe pse në skenar, supozohej se ata ishin shumë pranë funksionimit të shpërthimit”.

Sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s (PDCO), që ka për detyrë të vëzhgojë dhe hartojë zgjidhje për asteroidet e rrezikshëm që sillen rreth Tokës, Gelinger ka të drejtë. “Asnjë sistem i njohur armësh, nuk mund të frenojë apo devijojë masën e një asteroidi të tillë, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëton, mesatarisht 19 km në sekondë”- pretendon PDCO.

Megjithatë, nuk është se s’ka asnjë shans që të shmanget përplasja, dhe NASA është duke punuar mbi një zgjidhje, që ata janë vendosur ta testojnë në vitin 2021. Misioni i Dyfishtë i Testit të Ridrejtimit të Asteroidit (DART), është krijuar për të përdorur energjinë kinetike në një eksperiment, që do të vendosë DART-in në një kurs përplasjeje me një asteroid të largët, për të parë nëse ky i fundit mund të detyrohet të ndryshojë kurs.

“Një pjesë e sfidës së madhe në mbrojtjen e planetit tonë, është garancia që ne të dimë vendndodhjen dhe trajektoren e të gjitha objekteve, që janë paraprakisht mjaftueshëm larg Tokës”- thotë Gelinger, duke theksuar se kërkimi dhe gjurmimi i asteroideve dhe meteorëve, është po aq i rëndësishëm sesa zgjidhjet sesi duhet të përballemi me ta.

Për shembull, merrni “Apofiza 99942” – një asteroid i quajtur ndryshe Zoti i Kaosit. Ai u klasifikua si një objekt potencialisht i rrezikshëm, që do të kalojë pranë planetit tonë brenda 10 vjetësh. Asteroidi u identifikua me teleskopët optikë, që nuk janë shumë të saktë në matjen e lëvizjes dhe rrotullimit të asteroideve.

Gelinger tha astronomëve iu desh 1 vit që të skanonin me një radar këtë asteroid – një teknikë më e besueshme e gjurmimit – dhe deklaruan se kur “Apofiza 99942” të kalojë pranë Tokës, do të mbahet nën një “mbikqyrje të ngushtë”, por shtuan se nuk ka shumë mundësi që ai të shkaktojë ndonjë dëm.

Asteroidët që nuk i shohim teksa vijnë drejt nesh, mund të shndërrohen në apokalipsin tonë. Gelinger shpjegon se nëse asteroidet i afrohen tokës nga drejtime të papritura, ne do të kishim aq pak kohë në dispozicion për të reaguar, saqë nuk do të kishte rëndësi, se çfarë do të bënim në ato momente.

Gjerësia e jashtëzakonshme e hapësirës, dhe kufizimet tona aktuale teknologjike, e bëjnë gati të pamundur kërkimin nëpër hapësirën qiellore, dhe gjurmimin e asteroideve të rrezikshëm. Prandaj, kryqëzoni gishtat, dhe shpresoni që shkenca të mund të dalë në të ardhmen me një rrugëdalje./ TIRANA TODAY

Tags: asteroidfundin e njerëzimitMbrojmëpërgatiturtokën

TË LIDHURA

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi
Rajoni

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë
Bota

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
Next Post
Pritej të zyrtarizohej te Kukësi, por Andi Lila merr vendimin e papritur

Pritej të zyrtarizohej te Kukësi, por Andi Lila merr vendimin e papritur

Detajet/ Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

Detajet/ Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

Debati për ministren/Dritan Hila: Po me Berishën pse nuk merreni?

Debati për ministren/Dritan Hila: Po me Berishën pse nuk merreni?







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë
Aktualitet

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

by mirseda
09:58 | 23/02/2026
0

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të...

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

08:52 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com