Debati për ministren/Dritan Hila: Po me Berishën pse nuk merreni?

Analisti Dritan Hila, ka komentuar faturën e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila akuzohet se ka fjetur me çmime të larta në Romë gjatë takimeve ndërkombëtare.

Hila shkruan se reagimet kundër ministres, janë veçse qëndrime hormonale të padalësh e të paditurish.

Ai sjell në fokus rastin e Berishës e ministrave të tij, ku sipas Hilës, askush nuk është marrë me ta.

Statusi

Gjonaj ben mire te bleje shtepi jashte, siç bejne koleget e saj ne pozite dhe opozite. Keshtu do akuzohet e shumta per mospagese dritash. Dhe mjaft me keto reagime hormonale te padalesh e te paditurish. E ka bere edhe Berisha e ministrat e tij kur shkonte ne New York apo Bruksel kur paguanin salla per takime me diasporen, dhe nuk eshte marre njeri me to. Po ju sjell nje shembull: ne Milano, Hotel Delle Nazioni (3 yje, dhe nja 30 vjet pa vene dore) qe ne kohe te zakonshme ben 80€, kur ka panaire Fiera di Milano ben 300€.