Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia

Ehat Murtezajt nga qyteti i Skenderajt, në vitin 1999, forcat serbe i kanë vrarë tre anëtarë të familjes dhe i kanë djegur shtëpinë e banimit.

Ehati i cili në atë botë ka qenë 13 vjeç, thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i shkaktuar, pasi nuk ka mjete financiare që mund të shpaguajnë krimin e ndodhur.

“Në maj të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë gjyshin, gjyshen dhe motrën 21 vjeçare, që ishte studente në Universitetin e Prishtinës. Shtëpinë tonë e kanë gjuajtur 23 herë me predha dhe shtëpia ka marrë flakë”, thotë Murtezaj.

Edhe pse Ehati nuk ka të evidentuar koston e humbjeve materiale, mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë ata thonë se pala kosovare duhet të kërkojë shpagimin e dëmeve të fundit, në procesin e dialogut që ka rinisur javën e kaluar në Bruksel.

Sipas një studimi të UNHCR-it në nëntor 1999, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banuara në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, citohet në një raport të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW).

I njëjti raport thotë se sipas një vlerësimi të dëmeve, të Kombeve të Bashkuara, për 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave të anketuara u dëmtuan rëndë dhe më shumë se 60 për qind u shkatërruan plotësisht.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13,000 persona.

Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës, më 16 korrik është ngritur në Bruksel, kur rifilloi dialogu Kosovë-Serbi pas 20 muajsh pauzë.

Në këtë takim është biseduar për personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit tha se tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës edhe fondi pensional.

Takimi i radhës në nivel të ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë mbi këto çështje është i paralajmëruar për 23 korrik.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk publikojnë të dhënat e kostos së dëmeve të luftës së shkaktuar nga Serbia në Kosovë, por thonë se ato ekzistojnë.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha të dhënat do të paraqiten në Bruksel nga anëtarët e delegacionit dhe do të bëhen publike.

“Ka të dhëna edhe për dëmet e luftës, për dëmet në objektet e trashëgimisë kulturore, dëmet në shkolla, ka fakte” tha Beqiri.

Sa vlerësohen dëmet e luftës në Kosovë?

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ekspertët e ekonomisë dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e realizuan një studim në të cilin janë vlerësuar dëmet e luftës.

Haki Shatri, ish-ministër i Financave, i cili në vitin 2006 gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Vjenë ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike, thotë se sipas të dhënave të ekspertëve që janë paraqitur në bisedime, dëmet në përgjithësi që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, llogariten rreth 22 miliardë euro.

Përveç vrasjeve, dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shatri thotë se serbët kanë shkaktuar dëme në sektorin publik, atë privat, pastaj siç thuhet, grabitjen e fondit pensional, depozitave të qytetarëve e shumë dëme të tjera.

“Dëmet që janë bërë – ekonomitë familjare janë shkatërruar, janë djegur bagëtitë, prona shoqërore është shkatërruar, në disa raste është plaçkitur dhe fizikisht është bartur në Serbi etj. Delegacioni nga Kosova duhet t’i paraqesë këto të dhëna në tavolinë dhe faktori ndërkombëtar duhet të shohë se çfarë ka ndodhur” tha Shatri.

Mustafa: Pa shpagim të dëmeve nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Edhe Muhamet Mustafa nga Instituti “Riinvest” ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator në Vjenë.

Mustafa nuk tregon koston e dëmeve, por thotë se spastrimi i llogarive ekonomike dhe zhdëmtimi i atyre që kanë pësuar dëme gjatë luftës është çështje esenciale për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësie të mirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për arsye se dëmet në pronën private gjatë luftës janë jashtëzakonisht të mëdha. Ne i kemi listuar ato të gjitha. Dhe kur është fjala për dëmet tek personat privat as shteti dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të intervenojë që të mos zhdëmtohen.

Sepse Konventat ndërkombëtare, Konventa për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e mbron pronën privat nga dëmtime çoftë me motive politike apo të luftës. Dhe këtu kemi të bëjmë me të gjitha nacionalitetet”, shprehet Mustafa.

Sheremeti: Kosova nuk ka të dhëna për dëme të luftës

Por, Furtuna Sheremeti, e cila është duke doktoruar në Belgjikë në temën për matjen e dëmeve të shkaktuara nga krimet e luftës, thotë se autoritetet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës.

Sheremeti, e cila ka qene këshilltare e ish-kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mendon se Kosova nuk ka pasur një strategji operacionale si shtet për të adresuar të kaluarën.

“Kosova pas 20 vitesh pas luftës nuk ka bërë asgjë për të adresuar dëmet. Ato që janë bërë për dokumentim janë bërë prej shoqërisë civile. Ekziston një databazë për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe e cila mbahet nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e cila është iniciativë e shoqërisë civile nuk është nga shteti”, thotë Sheremeti.

Rastet individuale

Në Fondin për të Drejtat Humanitare me seli në Beograd, thonë se nuk e kanë numrin e saktë të procedurave për kompensimin e dëmeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, kundër organeve të Serbisë, sepse nuk i janë drejtuar të gjithë Fondit.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se “disa prej tyre kanë paditur përmes avokatëve, të cilët janë të angazhuar në mënyrë të pavarur”.

Fondi për të Drejtën Humanitare u është drejtuar më shumë se 130 shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qenë viktima të shkeljes së të drejtave njerëzore dhe ata janë përfaqësuar nga avokatët në rreth 35 lëndë për kompensim të dëmit, thuhet në përgjigjeje të këtij Fondi.

Iniciativat e qeverisë për vlerësim të dëmeve, të dështuara
Ndryshe, deri më tani, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka paraqitur ndonjë vlerësim zyrtar të dëmeve materiale. Por, në vitin 2011, 12 vjet pa përfundimit të luftës, pati paralajmëruar se do ta nisë mbledhjen e fakteve për të argumentuar, siç ishte thënë “të vërtetën shkencore dhe profesionale për krimet e luftës”, dhe në këtë kuadër, në vitin 2011, 12 vjet pas luftës, pati krijuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018, ndërkohë që në Ministrinë e Drejtësisë është formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur të vazhdojë punën e institutit. Drejtues të këtij institucioni thonë se janë në fazën e konsolidimit dhe shumë shpejt do nisin punën në terren.

Edhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte paralajmëruar që të themelojë institutin e ri për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Kjo megjithatë mbeti pezull pas ndërrimit të qeverisë në Kosovë. /Rel

Tags: Demelufteserbi

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Masat ajrore të nxehta nga Afrika, temperaturat sot deri në 39°C

Masat ajrore të nxehta nga Afrika, temperaturat sot deri në 39°C

OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020

OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020

U tha se ishte ndarë nga Oriola Marashi, reagon Eros Grezda

U tha se ishte ndarë nga Oriola Marashi, reagon Eros Grezda

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com