Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sa dhe si është zbatuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sa dhe si është zbatuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE?

Nga Gentian Elezi

Në 17-18 tetor, krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen për takimin e radhës në Bruksel. Ky format i nivelit më të lartë të marrjes së vendimeve, trajton çështje themelore të Bashkimit Evropian.

Në takimin e tetorit, rendi i ditës përfshin tema të rëndësishme si buxheti afat- gjatë i BE-së dhe prioritetet strategjike për periudhën 2019-2024. Krahas këtyre, pritet edhe një vendim…mbi rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vëmendja është fokusuar te kjo datë e rëndësishme, procesi i integrimit të Shqipërisë pati këtë vit edhe një datë tjetër domethënëse.

Në 1 prill, u mbushën plot 10 vite nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje ka qenë baza kryesore e zhvillimit të këtij procesi, duke përcaktuar një sërë angazhimesh që prekin shumicën dërrmuese të fushave, në të cilat duhet të kishte përafrim me standardet e Bashkimit Evropian.

Nga një anë, marrëveshja strukturonte punën që vendi duhej të bënte, nga ana tjetër e përgatiste atë për fazat e mëpasshme drejt anëtarësimit. Periudha e parashikuar për zbatimin e angazhimeve nga ana e Shqipërisë ishte 10 vite, pra nga 2009 deri në 2019. Pikërisht në përfundim të kësaj dekade, bëhet e nevojshme një analizë e mirëfilltë e shkallës së zbatimit të marrëveshjes. Për këtë qëllim, Qendra ACIT, e mbështetur nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, ka kryer një studim dhe ka publikuar një raport monitorimi të të gjitha angazhimeve të marrëveshjes. Gjithsej janë zbërthyer dhe identifikuar 124 (makro) angazhime, të cilat shpërndahen nëpër shume fusha, përkatësisht nëpër 33 kapitujt e legjislacionit të BE-së. Nga 124 angazhimet e marra deri në datë 1 prill 2019, vetëm 40 (rreth 32%) prej tyre ishin zbatuar plotësisht.

Pjesa e mbetur prej 68% rezultonte e zbatuar pjesërisht. Në këtë grup të dytë, disa nga angazhimet kanë avancuar kënaqshëm, por ende nuk janë zbatuar plotësisht. Lajmi pozitiv nga ky studim është që 10 vite pas hyrjes në fuqi, asnjë masë apo angazhim nuk është i pazbatuar, pra që të mos ketë filluar ende puna.

Situata ishte ndryshe në 2014, pesë vite pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ku raporti i kryer po nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, tregonte një masë të konsiderueshme angazhimesh ku puna nuk kishte filluar ende.

Nga ana tjetër, përfundimi joinkurajues për 2019 është që përqindja e masave të zbatuara plotësisht, mbetet ende e ulët. Duhet theksuar gjithashtu që ritmi i përmbushjes së detyrimeve dhe i punës së institucioneve nuk ka qenë i njëtrajtshëm në intensitet gjatë 10 viteve, duke shfaqur periudha pozitive, por edhe momente ngadalësimi (sidomos gjatë viteve zgjedhore). Për sa i përket fushave ku ka më shumë zbatueshmëri të lartë të marrëveshjes, ato janë kryesisht të përqendruara te lëvizja e lirë e mallrave, bujqësia dhe zhvillimi rural, bashkimi doganor dhe kontrolli financiar.

Shumica e standardeve dhe masave që duheshin ndërmarrë në këta sektorë, rezultojnë të plotësuar sipas marrëveshjes. Nga ana tjetër, nuk është rastësi që fushat ku mbetet ende shumë punë për të bërë drejt zbatimit të plotë, janë ato që kanë edhe volumin më të madh dhe më kompleks të legjislacionit dhe standardeve. Ato janë siguria ushqimore, transporti, mjedisi, energjia, mbrojtja e konsumatorit etj. Krahas mangësive të trashëguara nga moszbatimi i plotë i MSA-së, puna në këta sektorë do bëhet edhe më e vështirë gjatë negociatave ku intensiteti i ngarkesës dhe i angazhimeve rritet.

Natyrisht që për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, kriteri kryesor është ai politik, pra elemente si fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut etj. Ndërsa pas fillimit të atij procesi, barra më e rëndë e punës do të bjerë edhe në sektorët e përmendur më sipër. Për këtë arsye, nevojitet nxjerrja e mësimeve të duhura nga kjo eksperiencë 10-vjeçare e zbatimit të MSA-së. Kjo duhet bërë duke theksuar sidomos nevojën për një planifikim dhe bashkërendim më efikas të punës institucionale, për një fuqizim dhe qëndrueshmëri të burimeve dhe kapaciteteve njerëzore që merren me integrimin, si dhe për domosdoshmërinë e një pakti mbi vullnetin politik, për të cilin ky proces ka një nevojë jetike. *Ekspert për çështjet e integrimit

Tags: bemarreveshjestabilizimzbatuar

TË LIDHURA

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë
Kryesore

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Next Post
Basha: “Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje.”

Basha: “Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje.”

Virusi i Nilit Perëndimor arrin në Gjermani, shënohet viktima e parë

Virusi i Nilit Perëndimor arrin në Gjermani, shënohet viktima e parë

Avokati i Popullit padit KQZ-në për mospërfaqësim të drejtë të grave

Avokati i Popullit padit KQZ-në për mospërfaqësim të drejtë të grave







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

by mirseda
18:28 | 16/04/2026
0

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë. Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs...

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com