Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ryshfet për të favorizuar të dënuarin”/Godet SPAK, arrestohet gjyqtarja e njohur

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Celula e spiunazhit në Tiranë, kush janë 5 ish-zyrtarë të SHISH dhe policisë nën hetim nga SPAK

Një gjyqtare në Elbasan është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për gjyqtaren Zamira Vyshka. Sipas njoftimit të SPAK, familjarët e një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtares së çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Gjithashtu SPAK ka ekzekutuar masat “arrest në burg” për gjyqtarin Ilir Pashaj. Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2021. Shuma e përfituar e lekëve mësohet se është 400 mijë lekë.

Gjyqtarja Zamira Vyshkja dhe avokati Ilir Pashaj janë vënë në pranga për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Së bashku me ta janë vënë në pranga edhe tre familjarë që do të jepnin lekë për uljen e dënimit të një të burgosuri. Sipas SPAK, gjyqtarja dhe avokati do të marrnin shumën 400 mijë lekë në tetor të vitit 2021, për të ulur dënimin me 6 muaj burg ndaj një të dënuari.

Njoftimi

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M. Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T”, thuhet në njoftim.

Tags: gjyqtarjai dënuariSPAK

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
Meta në Kosovë, dy ditë nga dorëzimi i mandatit (FOTO)

Meta në Kosovë, dy ditë nga dorëzimi i mandatit (FOTO)

Ramës s’i del e keqja me Dritan Lelin: Vlora ka një kryebashkiak që fle gjumë

Ramës s'i del e keqja me Dritan Lelin: Vlora ka një kryebashkiak që fle gjumë

Bie rezoluta për njohjen e genocidit në Srebrenicë/Berisha “shkrin” Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë

Pse ka rëndësi “non grata” e Britanisë së Madhe për Sali Berishën







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com