Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, u tha Ministri i Jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi.
Rudenko tha se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike, pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha më parë Frank Gardner të BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë – dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today