Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia po rrezikon botën/Trump çon njeriun e tij në NATO

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusia po rrezikon botën/Trump çon njeriun e tij në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i sapo konfirmuar në detyrë, mbërriti sot në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.

Çështja e Rusisë do të kryesojë rendin e ditës në takimin, që zhvillohet ndërkohë që vendet perëndimore kanë akuzuar Moskën për helmimin e një ish spiuni në Britani.

Tensionet u rritën më tej pas sulmit të dyshuar me armë kimike të aleatit të Rusisë, Sirisë dhe goditjeve ajrore perëndimore që pasuan.

Vetëm 12 orë pasi bëri betimin në postin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në selinë e NATO-s në atë që aleatët evropianë e shohin si mbështetje të fortë për një institucion që presidenti amerikan Donald Trump e kishte quajtur të vjetruar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se fokusi i takimit do të ishte ajo që ai e quajti “sjellje e rrezikshme” e Moskës.

“Kjo përfshin aneksimin e paligjshëm të Krimesë, destabilizimin e Ukrainës lindore, ndërhyrjen në proceset demokratike, sulmet kibernetike dhe dezinformimin”, – tha zoti Stoltenberg.

Takimi i ministrave të NATO-s do të hapë rrugën për një samit të udhëheqësve të aleancës në korrik.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se takimi do të përqendrohet në atë që ai e cilësoi si agresioni i Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe Siri, si dhe planet për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit jugor të Evropës.

“Nga njëra anë kemi pasur retorikën e Presidentit Trump, e cila nuk ishte gjithmonë ajo që shpresonin aleatët e NATO-s. Nga ana tjetër, kemi disa angazhime shumë reale nga Shtetet e Bashkuara vitet e fundit dhe një qëndrim më e fortë tani ndaj Rusisë”, thotë Sophia Besch, analiste e Qendrës për Reforma Evropiane.

Mike Pompeo po i nxit anëtarët e aleancës të rrisin buxhetet e tyre ushtarake për të përmbushur objektivin prej 2 përqind të prodhimit të përgjithshëm në shpenzimet e mbrojtjes çdo vit deri në vitin 2024.

Zgjerimi është gjithashtu në rendin e ditës, ndërkohë që Ukraina kërkon të anëtarësohet në aleancë. NATO-ja po tregohet e matur në këtë çështje:

“Mendoj se këto janë qëllime shumë të rëndësishme dhe realiste, por nuk do ta fsheh se keni shumë barrë të rëndë para se të jeni gati për anëtarësim në NATO, sepse duhet të kryhen reforma të rëndësishme. Ato janë reformat e institucioneve të mbrojtjes dhe institucioneve të sigurisë”, tha Rose Gottemoeller, zëvendës sekretare e Përgjithshme e Natos.

Konflikti me Rusinë ka inkurajuar Ukrainë të shikojë drejt NATO-s.

“Nëse krahasoni mbështetjen publike para luftës me Rusinë dhe tani, ajo pothuajse është dyfishuar. Pra, ka gjithashtu një mbështetje publike për këtë anëtarësim. Tani përsëri, si me shumë gjëra të tjera në Ukrainë, puna është tek zbatimi. Nëse Ukraina arrin të bashkojë të gjitha burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe koordinimin e duhur, atëherë mendoj se ka një histori suksesi për t’u treguar partnerëve të saj të NATO-s”, thotë Orysia Lutsevych me organizatën Chatham House.

Pranimi i Ukrainës do të hapte një kufi të ri të NATO-s me Rusinë në një rajon shumë të paqëndrueshëm – dhe procesi pritet të zgjasë vite ose dekada./VOA

Tags: botënNATOnjeriunrrezikonrusiaTrump

TË LIDHURA

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Bota

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes
Bota

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur
Bota

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

18:52 | 26/01/2026
Next Post
Gjonaj dhe Xhafaj shkrihen mes Macronit: Po luftojmë terrorizmin!

Gjonaj dhe Xhafaj shkrihen mes Macronit: Po luftojmë terrorizmin!

Spitali i Përrenjasit si në Mesjetë, ja ç’ndodh me të sëmurët

Spitali i Përrenjasit si në Mesjetë, ja ç’ndodh me të sëmurët

94-vjeçarja në vetmi dhe errësirë: Pse s’më merr Zoti, por më lë të vuaj!

94-vjeçarja në vetmi dhe errësirë: Pse s’më merr Zoti, por më lë të vuaj!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

by mirseda
21:06 | 26/01/2026
0

Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e...

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës: Djali na vdiq nga neglizhenca

Vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës: Djali na vdiq nga neglizhenca

19:57 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com