Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia përdor bastisjet duke shënjestruar gazetarët investigativë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Të martën në mëngjes autoritetet ruse bastisën shtëpitë e disa gazetarëve investigativë si dhe familjarëve të tyre, një veprim që vjen mes presionit në rritje ndaj mediave të pavarura në vend.

Policia kontrolloi apartamentin e Roman Badanin, kryeredaktorit të faqes investigative në internet “Proekt” si dhe të Maria Zholobova-s, një prej gazetareve të saj. Policia ruse bastisi gjithashtu shtëpinë e prindërve të zëvendësit të zotit Badanin, Mikhail Rubin. Zoti Rubin u ndalua pranë banesës së gazetares Zholobova dhe u soll në shtëpinë e prindërve të tij.

Në llogarinë e faqes investigative “Proekt” në aplikacionin e mesazheve Telegram shkruhej se bastisjet ndodhën pasi kjo media njoftoi se do të publikonte një hetim ndaj ministrit të Brendshëm të Rusisë, Vladimir Kolokoltsev dhe pasurive të dyshuara që ai zotëron. Raporti u publikua në këtë faqe menjëherë pas fillimit të bastisjeve.

“Proekt” shkruante më vonë tha se të paktën dy nga tre bastisjet ishin të lidhura me një rast shpifjeje mbi një dokumentar të vitit 2017 për të cilin kishin punuar si zoti Badanin ashtu edhe zonja Zholobova. Dokumentari fliste rreth një biznesmeni të Shën Petersburgut me lidhje të dyshuara me krimin e organizuar.

Zoti Badanin ishte në cilësinë e të dyshuarit në këtë çështje, i tha kanalit të pavarur televiziv rus “Dozhd” avokatja e tij Anna Bogatyryova ndërsa zonja Zholobova raportohet se ka statusin e dëshmitarit. Megjithatë ende nuk është e qartë se pse policia vendosi nën shënjestër zëvendësin e zotit Badanin, Mikhail Rubin.

Gjatë muajve të fundit autoritetet ruse kanë rritur presionin mbi mediat e pavarura. Dy media të njohura të pavarura, “Meduza” dhe “Vtimes”, janë etiketuar si “agjentë të huaj”, një përcaktim që godet ato grupe, media apo individë që marrin fonde të huaja. Etikemi nënkupton vëzhgim shtesë nga ana e qeverisë dhe ka një kuptim të fortë përçmues që mund t’i diskreditojë ato.

Pas futjes në listën e “agjentëve të huaj” këtë muaj, “Vtimes” u mbyll ndërsa “Meduza” ka nisur një fushatë për të siguruar të ardhura nga shumë burime.

Rusia e ka përdorur ligjin për të vendosur gjoba të rënda ndaj Radios Evropa e Lirë financuar nga Shtetet e Bashkuara për atë që e ka cilësuar mosidentifikimin e materialeve të saj si të prodhuara nga “agjentë të huaj”. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Në fillim të këtij viti autoritetet ruse bastisën gjithashtu shtëpinë e e një gazetari të njohur investigativ, Roman Anin-it, dhe arrestuan katër redaktorë të një reviste studentore me prirje opozitare.

Të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se sulmet kanë si synim gazetarët investigativë dhe se janë një ndëshkim për punën e tyre. Ai tha se “ekzistojnë baza ligjore për veprime të tilla”.

Megjithatë zoti Peskov pranoi se Kremlini nuk kishte informacion se përse policia kishte kontrolluar banesat e gazetarëve të faqes investigative “Proekt”./VOA

Tags: bastisjegazetarerusi

TË LIDHURA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara
Bota

Rrëzimi i Air India, drejtori: Ende pa shkaqe të qarta, s’duhen përfundime të nxituara

13:17 | 14/07/2025
Next Post

Nuk ka fitues/ Suedia dhe Ukraina vendosin kualifikimin në shtesë

Vuçiç: Jam i gatshëm për kompromis me Kosovën

Gjenerali amerikan paralajmëron talibanët për ofensivën në Afganistan

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com