E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Gjenerali amerikan paralajmëron talibanët për ofensivën në Afganistan

Komandanti i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Austin Miller, nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve ajrore kundër talibanëve, nëse kryengritësit e vazhdojnë fushatën e tyre për të pushtuar territorin, në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra distrikteve nga forcat qeveritare në javët e fundit, duke ngritur shqetësimet se Qeveria e përkrahur nga Perëndimi dhe forcat e sigurisë, mund të dëmtohen rëndë, pasi forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të përfundojnë procesin e tërheqjes më 11 shtator.

Gjenerali amerikan Austin Miller, ka thënë në një konferencë për media në Kabul, se ka informuar talibanët që sulmet ajrore janë të lidhura me veprimet e grupit militant.

“Mënyra për e mirë për të parandaluar sulmet ajrore amerikane – siç u kam thënë talibanëve – është që të ndalen operacionet dhe sulmet ajrore, teksa ne largohemi. Unë ende kam autoritetet për të mbështetur dhe mbrojtur forcat afgane të sigurisë, ashtu sikurse forcat tona”, ka thënë Miller.

Komentet e tij kanë nxitur paralajmërim nga talibanët, pasi zëdhënësi i tyre Zabiullah Mujahid, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, forcat amerikane “nuk kanë të drejtë të bombardojnë Afganistanin, pas muajit maj”.

Ai i është referuar 1 majit, afat të caktuar nga administrata e kaluar amerikane, për të larguar forcat amerikane nga Afganistani.

“Nëse ata bombardojnë, ne do të përballemi me pasoja të rrezikshme. Më pas ata do të jenë përgjegjës për nisje të luftës”, ka thënë Mujahid.

Shkalla e luftimeve është rritur në gjithë Afganistanin, prej muajit maj, kur ushtria amerikane ka nisur tërheqjen e trupave të saj.

Pentagoni vlerëson se talibanët tani kontrollojnë 81 nga 419 qendrat e distrikteve shtetërore.

Forcat afgane të sigurisë kanë nisur ofensiva për të fituar kontrollin e zonave, që kontrollojnë tani talibanët.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit./REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pas denoncimit të një 23-vjeçareje e cila është ankuar se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas,...

Episodi/ Kielini kujton momentin me Del Pieron “aty kuptova ç’është Juventusi”

“Shoku i ekipit që më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë Juventus ishte Del Piero. Kur fituam kampionatin në Serie B, ai...

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...

Tentoi të vriste me hanxhar vëllanë, zbardhet e shkuara e errët e 39-vjeçarit

Blutë e Vlorës prangosën 39-vjeçarin Gazmend Merkaj, pasi kanosi me hanxhar vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në...