Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusia do ndërpres furnizimin me gaz? Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së: “Agjentë dhe hetues të posaçëm”

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në kohën kur janë shtuar tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Këto tensione po cënojnë edhe marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Në këtë deklaratë, Blinken ndalet tek furnizimi i Europës me gazin e Rusisë, ndërsa shprehet që do të shikohen mundësi të tjerë furnizimi edhe nëse Rusia vendos të ndërpres atë. “Ndërsa ne po ndërmarrim hapa për të siguruar që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet – edhe ky është një fokus i rëndësishëm – nëse Rusia zgjedh të armatizojë gazin e saj natyror duke shkurtuar furnizimin në Europë edhe më shumë sesa është bërë tashmë, ne jemi në diskutime me qeveritë dhe prodhuesit kryesorë në mbarë botën për rritjen e kapaciteteve të tyre”, është shprehur Blinken.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar sanksione personale ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, në rast të një sulmi ndaj Ukrainës. Komentet e tij erdhën pasi udhëheqës të tjerë perëndimorë, përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë për pushtimin. “Një lëvizje përtej kufirit të Ukrainës, do të nënkuptonte pasoja të mëdha në mbarë botën dhe mund të përbënte pushtimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh Biden. Ai tha se nuk ka asnjë qëllim që të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë, por paralajmëroi Rusinë për sanksione të ashpra, nëse Moska urdhëron ndonjë sulm.

Paralajmërime për marrjen e sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj Putin, kanë ardhur edhe nga Britania e Madhe. Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se qeveria britanike nuk ka përjashtuar asgjë, përfshirë sanksionet kundër liderit rus. Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të ashpërsojë sanksionet e saj ndaj njerëzve, bankave dhe bizneseve.

“Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë aleatët tanë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është me veprim kolektiv. Duke i treguar Putinit se jemi të bashkuar, ne do të ndihmojmë në parandalimin e një inkursioni rus. Ne do të sjellim legjislacion të ri, që regjimi ynë i sanksioneve të bëhet më i ashpër, në mënyrë që të jemi në gjendje të shënjestrojmë më shumë kompani dhe individë në Rusi. Ne do ta prezantojmë këtë legjislacion në ditët e ardhshme”, tha ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron, do të ketë një bisedë telefonike me homologun rus Putin më 28 janar, mbi Ukrainën. Por, një zyrtar i lartë ukrainas e përjashtoi mundësinë që Kievi të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe tha se në konfliktin në lindje të Ukrainës ka shkelje të rënda të marrëveshjes së armëpushimit. “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë bisedim të drejtpërdrejtë me separatistët”, tha Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Tags: ambasada amerikanerusiUkrainë

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Përplasja Berisha-Basha edhe në seancën plenare, deputetit i ndodh e papritura

Përplasja Berisha-Basha edhe në seancën plenare, deputetit i ndodh e papritura

Noka: Rama, Veliaj dhe Basha bashkëpunëtorë në projektin e “5 Majit”

Noka: Rama, Veliaj dhe Basha bashkëpunëtorë në projektin e “5 Majit”

Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Lokalet/Qesëndia e Ramës, testi për “Foltoren” Berisha dhe “Podiumin” Basha!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com