Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia arreston opozitarin Pivovarov

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusia arreston opozitarin Pivovarov

Ndërsa zgjedhjet parlamentare afrojnë, autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj kundërshtarëve politikë duke arrestuar një aktivist të opozitës dhe duke bastisur shtëpitë e disa të tjerëve. Rasti më i freskët është ai i së hënës i ndalimit të një avioni dhe arrestimit të Andrei Pivovarov, ish drejtori i grupit opozitar “Rusia e Hapur”.

Ish drejtori i lëvizjes “Rusia e Hapur”, një grup opozitar i lidhur me ish-manjatin e naftës dhe kritikun e Kremlinit në mërgim Mikhail Khodorokovsky, u nxorr nga një aeroplan në Shën Peterburg dhe u arrestua.

Lajmi u bë i ditur nga OVD-info, një grup që monitoron veprimet e policisë kundër figurave opozitare.

Në njoftim thuhet se Andrei Pivovarov është arrestuar në aeroportin Pulkovo dhe prej andej u transferua në Komitetin e Hetimeve.

Javën e kaluar lëvizja “Rusia e Hapur” njoftoi se kishte vendosur t’i japin fund aktiviteteve në Rusi, për të mbrojtur antëtarët e saj nga rreziku i burgosjes.

Më 2017 Rusia e kishte shpallur si të padëshiruar grupin me bazë në Londër, duke ndaluar aktivitetet e saj.

Aleatët e këtij grupi në Rusi e vazhduan veprimtarinë me të njëjtin emër, por si një entitet i veçantë juridik, në përpjekje për t’u mbrojtur nga ndjekja penale.

Rusia thotë se ky ligj është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nga ndërhyrjet e jashtme.

“Ai dyshohet për bashkëpunim me një organizatë të padëshiruar. Të them të drejtën, kjo na befasoi shumë pasi ne kemi mbyllur grupin ‘Rusia e Hapur’ disa ditë më parë. Do të doja të theksoja se nuk ka asnjë organizatë të padëshiruar të quajtur ‘Rusia e Hapur’. Është një trillim i shërbimeve tona të sigurisë“, tha Tatyana Usmanova, ish koordinatore e lëvizjes për Rusinë e Hapur.

Ajo e krahasoi masën e autoriteteve ruse me atë të Bjellorusisë që ditë më parë detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, me qëllim që të arrestonte një gazetar që njihet si kritik i zëshëm i regjimit të Aleksandër Lukashenkos.

“Kur jo vetëm një vend, as dy, por e githë bota diskutoi për çmendurinë që Alexandër Lukashenko bëri në Misnk, duke bërë praktikisht të njëjtën gjë në Shën Peterburg duke ndaluar avionin në pistë, u tregua kulmi i marrëzisë dhe mungesës së respektimit të të drejtave të njeriut”, tha zonja Usmanova.

Ndërhyrja e policisë ruse vonoi fluturimin drejt Polonisë për 1 orë e gjysmë.

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistit Pivovarov është pjesë e një goditjeje të shumëfishtë ndaj opozitës që shihet gjërësisht si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të parandaluar çdo grup opozitar që të sfidojë partinë kryesore “Rusia e Bashkuar” të mbështetur nga Kremlini në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Popullariteti i partisë “Rusia e Bashkuar” është zbehur mes sfidave ekonomike të vendit./VOA/

Tags: Andrei Pivovarovarrestimopozitarrusi

TË LIDHURA

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës
Bota

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

19:57 | 24/02/2026
“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”
Bota

“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

19:29 | 24/02/2026
Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare
Bota

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Next Post
”Do ta vuaj çantën e zezë”/ Braho sulmon Metën: Është puçist, do shkarkohet

''Do ta vuaj çantën e zezë''/ Braho sulmon Metën: Është puçist, do shkarkohet

Deklarata e Llallës për arrestimin e Berishës/ Braho: E pavërtetë, ai po shpif

Deklarata e Llallës për arrestimin e Berishës/ Braho: E pavërtetë, ai po shpif

Nuk keni kohë të stërviteni fizikisht? Ja çfarë duhet të bëni

Nuk keni kohë të stërviteni fizikisht? Ja çfarë duhet të bëni







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026




TË FUNDIT

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues
Showbizz

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

by mirseda
21:01 | 24/02/2026
0

Bes Kallaku ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Rrëfimi”, një këngë që...

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

19:57 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com