E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Nuk keni kohë të stërviteni fizikisht? Ja çfarë duhet të bëni

Termi “stërvitja është ilaç”, është reklamuar me të drejtë. Ushtrimet fizike janë një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm. Por ky “ilaç” nuk funksionon, në rast se nuk jeni të përgatitur ta merrni.

Në nivel globalisht, rreth 25 për qind e të rriturve nuk plotësojnë nivelet minimale të rekomanduara të aktivitetit fizik prej 150 minutash aktivitet fizik me intensitet të moderuar, apo 75 minuta të një aktiviteti me intensitet të fuqishëm në javë, ose një kombinim të të dyjave.

Çarls Stjuart, ekspert në Qendrën për Sportet, Ushtrimet Fizike dhe Shkencës e Jetës në Universitetin e Koventrit në Britaninë e Madhe, thotë se banjot më ujë të nxehtë dhe saunat, japin thuajse të njëjtin efekt si stërvitja fizike. Ai ishte pjesë e një grupi studiuesish në Universitetin e Koventrit, që krahasoi ngjashmëritë dhe ndryshimet midis përgjigjeve fiziologjike të trupit nga stërvitja fizike dhe terapisë së të ngrohtit.

Ata u kërkuan vullnetarëve që t’i nënshtrohen të njëjtës kohëzgjatje të larjes në një vaskë me ujë së nxehtë, dhe biçikletës në palestër me një intensitet të moderuar. Ndërsa ushtrimet janë më të mira në rritjen e kalorive të harxhuara, ata zbuluan ngritje të krahasueshme të temperaturës të trupit dhe rrahjeve të zemrës.

Përdorimi i banjove të nxehta apo saunave, nuk duhet të konsiderohet si një zëvendësues i ushtrimeve. Por mund të imitojë disa nga përfitimet shëndetësore që sjell e para. Dushet me ujë të ngrohte dhe saunat janë një aktivitet mijëvjeçar. Romakët, ishin të famshëm për banjot më ujë të nxehtë.

Në Japoni dhe Korenë e Jugut është e zakonshme zhytja e trupit deri në shpatulla në një vaskë me të nxehtë në temperaturën 38-40 °C deri në 60 minuta. Ndërkohë saunat janë një traditë popullore në shumë vende nordike. Temperatura në to mbërrin 70-110 °C me një lagështi midis 5-20 për qind.

Vetëm në Finlandë, një vend me 5.5 milionë banorë, ka rreth 3 milion sauna. Përfitimet nuk janë të kufizuara vetëm në shëndetin fizik:terapia e nxehtësisë mund të veprojë gjithashtu si një antidepresiv. Në një studim afatgjatë tek burrat finlandezë të moshës mesatare, u zbulua se frekuenca e larjes në sauna, shoqërohej me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kardiovaskulare me pasoja fatale.

Ata që kishin 4-7 seanca sauna në javë, patën një rënie me 50 për qind të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare fatale, në krahasim me atë që shkonin vetëm 1 një herë në javë.

I njëjti studim, tregoi se frekuentimi i saunës lidhej me një rënie të ndjeshme të rrezikut nga Demenca dhe Alzheimeri. Edhe studiuesit në Japonia, kanë zbuluar se frekuencat më të larta të larjes së zakonshme në vaska me ujë të nxehtë, kanë efekte mbrojtëse kundër ngjarjeve kardiovaskulare fatale dhe jo-fatale.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/research-suggests-that-a-hot-bath-can-offer-some-similar-benefits-to-a-run

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...