Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusi, autoritetet përndjekin opozitën në prag të zgjedhjeve

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Rusi, autoritetet përndjekin opozitën në prag të zgjedhjeve

Autoritetet ruse kanë thirrur për të marrë në pyetje tetë politikanë të opozitës, pasi burgosën për 30 ditë kundërshtarin kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny. Opozita ka protestuar për skualifikimin e disa kandidatëve të pavarur që synonin të kandidonin për këshillin bashkiak të Moskës në zgjedhjet e 8 shtatorit, duke sfiduar kështu kontrollin e partisë në pushtet në këtë organ legjislativ lokal. Siç njofton Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës, zgjedhjet në Moskë mund të influencojnë politikat mbarëkombëtare prandaj Kremlini mban kontroll të rreptë mbi procesin.

Opozita organizoi një tubim të madh në Moskë më 20 korrik dhe pritet të mbajë një tjetër ditën e shtunë, për të protestuar kundër heqjes së rreth 30 kandidatëve të pavarur nga fletët e votimit. Zyrtarët zgjedhorë thanë se kandidatët e refuzuar nuk kanë sjellë firmat e mjaftueshme nga votuesit për t’u kualifikuar. Sidoqoftë, në listën e kandidatëve të kualifikuar mungojnë qartazi kritikët e Kremlinit.

“Jemi të zemëruar për paligjshmërinë. Qeveria po ndalon kandidatët e pavarur. Është e pamundur që për të 30 të pavarurit të kishte probleme me firmat e mbledhura”, thotë studenti Alexander Polovinkin.

Udhëheqësi kryesor i opozitës ruse, Alexei Navalny, u arrestua të mërkurën, me sa duket për të pebguar tubimin e ardhshëm. Arrestimi i tij u pasua nga një sërë bastisjesh gjatë natës në shtëpitë e kandidatëve të opozitës. Bastisjet u bënë pas tubimeve të fundit përpara zyrave të komisionit zgjedhor dhe kërcënimeve të supozuara të bëra ndaj zyrtarëve zgjedhorë.

Tetë kandidatë u thirrën për t’u marrë në pyetje të enjten. “Është një përpjekje për të na trembur. Kërkojnë të kufizojnë të drejtat tona zgjedhore duke na sakatuar. Nuk do ta tolerojmë këtë gjë!”, thotë Ilya Yashin, kandidat i opozitës.

Presidentja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, u tha kandidatëve të refuzuar se protestat në rrugë nuk do të sjellin ndonjë ndryshim. “Mund të duket e padrejtë, por sipas ligjit të ri, nuk mund të regjistrohet kushdo”, thotë zonja Pamfilova.

Njëra prej kandidatëve të skualifikuar, juristja anti-korrupsion Lyubov Sobol, reagoi duke thënë se protestat janë e vetmja zgjidhje që i ka mbetur opozitës. “Ishim të gatshëm të luftonim përmes programeve tona politike dhe ideve tona, përmes një procesi të ligjshëm. Por, nuk na lejuan. As emrat tanë nuk gjenden në fletët e votimit. U veprua në mënyrë aq të keqe, saqë tani banorët e Moskës nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë për të drejtat e tyre në rrugë”, thotë zonja Sobol, kandidate e opozitës.

Grupet e të drejtave të njeriut e përkufizuan “jotransparent” procesin e verifikimit të mbledhjes së firmave dhe u bënë thirrje autoriteteve zgjedhore të lejojnë regjistrimin e të gjithë kandidatëve që patën mbledhur numrin e kërkuar të firmave për të marrë pjesë në zgjedhje. Në të kundërt, thonë ato, qeveria ruse rrezikon të izolohet nga populli. /VOA

Tags: autoritetetopozitënPERNDJEKINrusi

TË LIDHURA

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!
Bota

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë
Bota

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Next Post
Vdes presidenti i Serbisë Vuçiç?! Arrestohet 67-vjeçari që përhapi lajmin e rremë

Vdes presidenti i Serbisë Vuçiç?! Arrestohet 67-vjeçari që përhapi lajmin e rremë

“Bën sikur nuk kupton”/ Ngjela nuk i ndahet Metës: Është në proces penal

“Bën sikur nuk kupton”/ Ngjela nuk i ndahet Metës: Është në proces penal

“Kjo është vjedhje ndaj publikut”, gazeta gjermane i kushton artikull Teatrit Kombëtar

“Kjo është vjedhje ndaj publikut”, gazeta gjermane i kushton artikull Teatrit Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com