Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rupert Murdok: 90 vite beteja nga manjati i famshëm i mediave

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rupert Murdok: 90 vite beteja nga manjati i famshëm i mediave

Nga: Sergio Menicucci “Opinione”

Në SHBA-ja janë duke u zhvilluar aktualisht manovra në fushën e botimit, ku në lojë janë miliona dollarë dhe kontrolli i tregut. Në mesin e tyre është manjati australian Rupert Murdok që tashmë ka mbushur 90 vjeç, pasi u largua nga kështjella angleze e Oksfordshajër nga frika e koronavirusit, u vaksinua dhe u rikthye në Los Angeles, për të rimarrë drejtimin e perandorisë së tij të gazetave dhe televizioneve.

Murdok mbetet me gruan e tij të katërt, modelen Xherri Holl, në skenën e manovrave që po zhvillohen në median botërore, në një fazë delikate siç është ajo e transformimit që po sjell dixhitalizimi. Një vit i ngarkuar për “Komisionin Federal të Tregtisë”, agjencia përgjegjëse për vlerësimin e kushteve për shkrirjen e dy shtëpive të mëdha botuese si “Penguin Random House” dhe “Simon & Schuster.

Në lojë është kontrolli i tregut të botimeve amerikane, 70 për qind e zhanreve të aventurave, thrillerit, analizave politike, librave erotikë dhe 60 për qind të librave me kujtime. Një betejë e fortë midis pesë grupeve kryesore botuese në botë.

Britanikes Macmillan, francezes Hachette dhe amerikanes Harper-Collins, pjesë e kompanisë së manjatit australian Rupert Murdok “News Corp”, i përkasin “Pesë të Mëdhenjve”.

“Peshkaqeni” i gazetave anglo-saksone përpiqet të rivendosë rregull tek grupi i tij mediatik, në të cilin dy xhevahiret, “Fox TV” dhe “The Wall Street Journal”, kanë pësuar një rënie të madhe në audiencë dhe buxhet për shkak të pajtueshmërisë së tepërt me politikën e ish-presidenti Donald Trump.

I riu që dikur e nisi nga një gazetë në Adelajde që e zotëronte babai i tij Keit, ndërtoi në rreth 70 vjet një perandori të televizionit dhe gazetave me ndikim në të gjithë botën anglo-saksone (në vitin 2011 pati protesta të forta në Londër, për shkak të ndikimit të tij të madh mbi qeverinë e Dejvid Kameron).

Pasi e ndau pasurinë midis 6 fëmijëve të tij në një testament, ai ruajti kontrollin e kompanive duke emëruar Lashlanin 50-vjeçar si shefin e madh të grupit “News Corp”, ndërsa djali tjetër Xhejms ishte deri në vitin 2019 drejtues i kompanisë kinematografike “21st Century Fox”.

Xhelozitë, vizionet e ndryshme politike, kanë hedhur në erë strategjitë e dy vëllezërve:kur “Century Fox“ u shit për 71 miliardë dollarë tek“Walt Disney”, Xhejms dha dorëheqjen nga bordi i “News Corp”, duke deklaruar se nuk ishte dakord me linjën editoriale të grupit.

I refuzuar nga votuesit amerikanë të Trump dhe Xho Bajden, konservatori Murdok e pa veten të mënjanuar. Ai ishte i bindur se rreshtimi nëtë djathtë ishte një kundërvënie ndaj medias së orientuar nga e majta, e udhëhequr nga CNN dhe rrjete të tjera televizive.

Rënia e audiencës dhe e të ardhurave nga reklamat, e nxitën “luanin e vjetër” të ndryshonte strategji. Kur u kthye në Los Angeles arriti suksesin e parë në bashkëpunim me botuesit e tjerë botërorë:kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google dhe Facebook u detyruan, falë nismës së një ligji të ri australian, të bien dakord mbi pagesën e lajmeve që marrin nga kanalet e tyre televizive dhe gazetat.

Tani beteja po përqendrohet në bashkimin e grupit të parë dhe të tretë botues në botë. Ndërkohë ka lindur alarmi i përqendrimit të tepërt të fuqisë editoriale. Sipas “The New York Times”, nëse bashkimi i “Penguin Random House” me “Simon & Schuster” miratohet nga komisioni antitrust, kjo mund të ketë pasoja në nivelin e konkurrencës dhe gjithashtu në pluralizmin e tregut të botuesve.

Murdok është i përfshirë në kompaninë Harper-Collins, që disa kohë më parë bleu “Harlequin Mondadori”. Por kompania e tij nuk shihet me sy të mirë nga shumë shkrimtarë të suksesshëm amerikanë sikurse është Stefën King.

Burimi i lajmit: http://opinione.it/societa/2021/03/08/sergio-menicucci_editoria-usa-murdoch-coronavirus-cnn-fox-digitalizzazione-trump-biden-disney

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 90 vitebetejaMediaRupert Murdok

TË LIDHURA

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur
Bota

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

12:13 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë
Bota

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Next Post
Paloka tregon pse PD dhe LSI nuk dolën me një listë të përbashkët

Paloka i bindur: Me këto lista, Rama nuk merr më shumë se 30-40 mandate

25 prilli/ Meta: Zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë

25 prilli/ Meta: Zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë

Milani/ Dy objektiva për t’u arritur dhe një e ardhme që mbetet për t’u zbuluar

Milani/ Dy objektiva për t'u arritur dhe një e ardhme që mbetet për t'u zbuluar







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues
Aktualitet

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

by mirseda
12:36 | 23/02/2026
0

Janë liruar nga qelia sot në 23 shkurt protestuesit në tubimin e Partisë Demokratike, të datës 20...

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

12:13 | 23/02/2026
Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com