Donnarumma nuk ka rinovuar ende: sfida e së enjtes vjen me emocione të forta… Manchesteri në sfond, një vitrinë ndërkombëtare dhe ndoshta disa mendime futuriste. Nuk ka asgjë rutinore në lidhje me këtë ndeshje të Ligë të Evropës ku pritet në portë Donnarumma i cili bart një element pak a shumë intrigues në mes, tundimi i Unitedit – që mund të refuzohet me një rinovim.
Do të jetë hera e parë e Gigios në Old Trafford. Nëse Milani është ende në objektiva, i detyrohet gjithashtu një portieri që është gjithmonë në rrugë të mbarë, por tani vjen sfida më e vështirë.
Ekziston hija e ‘Djajve të Kuq’, një kërcënim jo vetëm për Piolin i cili do t’i sfidojë dy herë në dhjetë ditët e ardhshme por dhe për të ardhmen e gjigantit Donnarumma që duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, pikërisht në momentin kur kthimi i Milanit në Champions League duket se po afron.
Gigio në Manchester do të mbrojë portën e kuqezinjve pavarësisht një dyshimi minimal që erdhi të dielën, kur Tatarusanu filloi nxehmjen në Verona. Donnarumma ishte gati të kërkonte zëvëndësimin sepse ndjeu disa probleme. Por alarmi u zhduk menjëherë.
Në fillim të një jave të ngjeshur kur do të vizitohet dhe Old Traffordi, portieri vazhdon të jetë një çështje përsa i përket kontratës. Rinovimi i tij me Milanin është i ndërthurur me mirënjohjen e një karriere që mori hov në ‘Milanelo’, dhe me një besnikëri që është lëkundur hera herës.
Manchesteri është pas derës duke pritur me Milanin që nuk dëshiron të humbasë një djalë i cili është gati të bëhet një flamur i klubit. Por kërkesa prej dhjetë milion eurosh sezonale ka shkaktuar një hezitim të logjikshëm nga ana e “rossonerëve”.
Donnarumma përfiton nja gjashtë milion, tani për tani: nga rinovimi i kontratës në 2017-ën, pas një “tërhiq dhe mos këput” të gjatë. Sot, si atëherë, do të duhet të ulen sërish për diskutim ndërkohë që Manchesteri, për Milanin, rrezikon të mos jetë vetëm një kundërshtar në Europa League.