25 prilli/ Meta: Zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si më të rëndësishmet në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjes.

I ftuar në emisionin ‘Ballafaqim’, Meta ka thënë se ka besim te demokracia, sakaq ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të votojnë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Meta u shpreh se asnjë qytetar nuk ka të drejtë të ankohet nëse nuk shkon te kutia e votimit të ndëshkojë me votë ata që e kanë gënjyer.

Ilir Meta: “Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votojë të jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të ankohet për Qeverinë dhe për Parlamentin në rast se nuk shkon në votime për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar këdo që i ka gënjyer, këdo që i bën presion apo tenton t’i blejë votën”.