Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ruçi: Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, e jo bllokuar!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ruçi: Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, e jo bllokuar!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e 1 Majit që njihet ndërkombëtarisht si dita e punëtorëve, ka përcjellë një mesazh ndaj klasës politike. Duke marrë shkas nga situata kaotike që po ndodh muajt e fundit në lidhje me protestat e vazhdueshme të opozitës, e për rrjedhojë me bllokimin e rrugëve, ai i mëshon fort faktit se rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, dhe jo bllokuar.

Ruçi shkruan se veçanërisht sot ndihet sindikalist, ndërsa shton se për të është e rëndësishme të ulet nga tribuna politika dhe të ngjitet puna.

Mesazhi i Ruçit

“Sot është 1 Maj. Jemi mësuar ta quajmë Dita e Punëtorëve, Festa e Punëtorëve apo Dita e Punës. Pavarësisht emërtimeve në kohë e vende të ndryshme, një gjë mbetet e pandryshuar. 1 Maji është mirënjohja për njerëzit e punës. Për punëtorët, një ditë nderimi. Për shtetarët e politikanët, një ditë reflektimi.

Dikush nga ata që prodhojnë vetëm fjalë mund ta quajë një veprim të vjetëruar nderimin për 1 Majin. Për mua respekti për ata që prodhojnë të mira materiale e publike, është modern, bashkëkohor dhe njerëzor.

Sot edhe unë ndjehem një punëtor, sindikalist, student, mësues, infermier, polic. Të rrëmbyer pas pasioneve politike, shpesh harrojmë që dhjetra mijra vajza e djem të Shqipërisë kërkojnë të hyjnë në tregun e punës, që të bëhen zotër të vetes dhe jetës së tyre. 1 Maji na thërret të kujtohemi për ta.

Ne bëjmë retorika, ndërkohë që mbi një milion shqiptarë që punojnë, në sektorin publik apo privat, kërkojnë kushte të denja pune dhe pagë më të lartë. Të ndalojmë fjalët boshe dhe tu kushtohemi atyre.

Një pjesa jonë, në emër të interesave të një pakice që kërkon me çdo kusht karrike pushteti, bllokon rrugët e Shqipërisë. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar.

1 Maji na kujton se Shqipëria ka nevojë për politika më të mira, në rradhë të parë për botën e punës. Prandaj, të ulim nga tribunat e foltoret politikanët dhe të ngjisim në to njerëzit e punës.

Të punojmë që rritja e ekonomisë së Shqipërisë të prodhojë punë dhe mirëqënie cilësore për të gjithë.

Që ekonomia e Shqipërisë të prodhojë më shumë, më cilësisht dhe me kosto sa më të ulët.

Që ekonomia e Shqipërisë të orientohet më shumë drejt sektorëve prodhues.

Që shërbimet të rrisin produktivitetin, dhe të reduktojnë informalitetin.

Që puna të jetë e mbrojtur, e garantuar, cilësore dhe e denjë.

Që fshatarët shqiptarë të kenë një treg të garantuar dhe prodhimet e tyre të bëhen burim për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.

Që vajzat dhe djemtë e Shqipërisë të marrin formimin që kërkojnë e meritojnë, dhe të gjejnë punë të denjë në atdheun e tyre.

Që sipërmarrësit të shpenzojnë më shumë për formimin e të rinjve, dhe këto shpenzime të mos i quajnë humbje, por investim.

Që në ndërmarrjet shqiptare të pranohen e të punojnë më shumë vajza e djem të rinj, të cilët mund t’í kushtojnë më shumë sipërmarrësve, por i lehtësojnë barrën shoqërisë.

Për këto dhe për shumë e shumë arsye të tjera, nderoj sot punëtorët shqiptarë dhe u bëj thirrje politikanëve të Shqipërisë.

 

Tags: Gramoz Ruçiprotestatshqiperia

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
Plagos në kokë 57-vjeçarin, policia kap autorin

Plagos në kokë 57-vjeçarin, policia kap autorin

Detajet/ Masakroi gruan me sëpatë, e fshehu si grabitje

Detajet/ Masakroi gruan me sëpatë, e fshehu si grabitje

Ekzekutimi i kushërinjve/ “Nuk deshëm t’i vrisnim. U zumë për një foto në Facebook”

Ekzekutimi i kushërinjve/ "Nuk deshëm t'i vrisnim. U zumë për një foto në Facebook"







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com