Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rrugaçi i shtetit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Luan Rama revoltohet me ministren, tregon testin e gjuhës angleze

Nga Luan Rama

Që prej kur lindi shteti si një fuqi e organizuar mbi një tërësi normash dhe rregullash si mekanizma dhe institucione rregullatore dhe shtërnguese për të drejtuar vetë shoqërinë, u përcaktuan dhe u funksionalizuan edhe “armët” apo “shenjat” e shtetit, që me evolucionin në kohë na kanë mbërritur deri në ditët tona si xhandari ose si polici, sipas kohës dhe vendit, por edhe si gjykatësi, prokurori, gardiani, ushtari, si inspektori i doganës, i tatimeve, i shëndetësisë e kështu me rradhë.

Ndaj, menjëherë sapo sheh policin, por edhe kur ndesh gjykatësin, kur takon ushtarin apo kur të vjen inspektori i çdo shërbimi, në vetëdijen e çdonjërit prej nesh perceptohet shteti, siguria, besimi.

Nga mënyra apo standardi se si ata i qasen qytetarit, kushtëzohet edhe respekti ndaj shtetit e ndaj ligjit.

Pra, marrëdhënia me ta është marrëdhënie e shtetit me qytetarin, por dhe anasjelltas, e qytetarit me shtetin e tyre. Është një marrëdhënie që ndërtohet mbi ligjin e që bashkë me respektimin e ligjit, imponon edhe respektimin e etikës, të kodit të komunikimit dhe sjelljes korrekte.

Jo gjithmonë e gjithkund kjo marrëdhënie ka qenë dhe është një marrëdhënie qytetare, çka më së shumti kushtëzohet me nivelin kulturor dhe cilësinë e qytetarisë së vetë shoqërisë.

Edhe në vende me standarde shumë të larta qytetarie dhe të edukatës së zbatimit të ligjit si në Norvegji, Finlandë, Suedi, Danimarkë etj, ka raste eksesesh dhe incidentesh në marrëdhënien e punonjësit të shtetit me qytetarin, por në dallim me to ku ndëshkimi është shembullor, në vende si vendi ynë, ne ndeshim rëndom rrugaçin e mbrojtur prej pandëshkueshmërisë në vend të punonjësit të shtetit.

Rastet më të fundit kur punonjës me uniformën e policit të bashkisë shfaqen si rrugaçë në marrëdhënien me qytetarët, janë vetëm disa në morinë e shumë rasteve të tillë që për fat të keq përbëjnë një dukuri të shëmtuar dhe një fenomen social që dëshmon se ende nuk ia kemi dalë të mbërrijmë në caqet që të quhemi shoqëri e kulturuar.

Rrugaçi i shtetit tek ne është kthyer në institucion ku miksohen në një arroganti dhe injoranti, hajduti dhe i korruptuari, të cilin për fat të keq e gjen gjithkund; e gjen tek polici në rrugë që shkon e i flak shkopin një të moshuari në moshën e babait të tij, por e gjen adhe tek ai tjetri që tërheq zvarrë një nënë e cila del të shesë në anë të rrugës një tufë sallatë apo disa fruta të kopështit të vet. E gjen tek shefi apo punëdhënësi i tij, por e gjen edhe tek kryetari, e gjen tek drejtori, e gjen tek deputeti e tek ata që qeverisin e drejtojnë vendin, duke e bërë vetë shtetin rrugaçin më të madh.

Nuk bëj pjesë ndër ata që rastin e marrin për dukuri dhe që mezi presin të ngrenë dorën e të tregojnë me gisht për të thënë ja, këta janë policët, keta janë doganierët apo inspektorët, keta janë mjekët apo deputetët tanë.

Pandëshkueshmëria si një dukuri mbizotëruese, sistemi korruptiv i rekrutimit dhe i qeverisjes, mungesa e skrupujve moralë më të domosdoshëm e bëjnë rrugaçin e shtetit për fat të keq fytyrën e shoqërisë tonë.

Nuk e di se si janë ndjerë fëmijët e qytetarit të moshur që në një nga rastet e publikuara sëfundmi, një rrugaç i shtetit me uniformën e policit të bashkisë, pasi ia thyen shkopin, “shokun” që ia imponon mosha, ia flak atë, por di e dua të them që atë rrugaçin e shtetit duhet ta zemë nga fyti të gjithë si shoqëri e t’i tregojmë vendin atij dhe shefit të tij që nuk e përzuri nga uniforma e policit të shtetit atë rrugaç të padenjë për atë uniformë.

Ne vazhdojmë të jemi një shoqëri amorfe dhe pa nervin e reagimit qytetar. Ne vazhdojmë të dëshmojmë se ende jemi një shoqëri me deformime e mangësi të mëdha kulturore. Ne vazhdojmë të jemi ende shumë larg së qëni një shoqëri qytetare.

Indiferenca na bën të mos e kuptojmë se në të njejtën gjendje si ai babai apo gjyshi i dhunuar prej rrugaçit të shtetit mund të ndodhet secili prej nesh nesër.

Ndaj nëse nuk shkundemi nga apatia e nëse nuk e shohim dhunën apo abuzimin e rrugaçit të shtetit tek tjetri si tek vetja, nuk do të mund ta ndjejmë shtetin si tonin, por do ta shohim atë të njehësuar me rrugaçin.

Tags: luan ramaopinionrrugaci i shtetit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Mori para për dy punësime, “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren

Mori para për dy punësime, "arrest shtëpie" për ish-zv.ministren

Ish-ushtarakë pa pension, ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet

Ish-ushtarakë pa pension, ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet

20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë

20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e kryebashkiakut
Aktualitet

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e kryebashkiakut

by mirseda
09:32 | 03/04/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të tjerëve. në...

Ministri Gogu takon kreu e SPAK: Bashkëpunim për ligjin,  forcimin e shtetit të së drejtës

Ministri Gogu takon kreu e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, forcimin e shtetit të së drejtës

09:26 | 03/04/2026
Hidhet në erë ura më e madhe në Iran/ Presidenti Trump publikon pamjet e bombardimit, 8 viktima

Hidhet në erë ura më e madhe në Iran/ Presidenti Trump publikon pamjet e bombardimit, 8 viktima

09:03 | 03/04/2026
Ç’po ndodh në Shqipëri? “Çmenden” çmimet, domatet kapërcejnë 400 lekë/kg

Ç’po ndodh në Shqipëri? “Çmenden” çmimet, domatet kapërcejnë 400 lekë/kg

09:01 | 03/04/2026
I dënuar me 4 vjet burgim për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 33-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burgim për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 33-vjeçari

08:56 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com