Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të tjerëve.
në orën 13:00 në Administrative kryebashkiaku pritet të paraqitet sepse ka depozituar padi kundër njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado.
Veliaj nuk ka ardhur në gjykatë, por deklaron se do përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Nga të pandehurit në sallë janë Elman Abule dhe ish-polici Fatjon Baci.Kujtojmë se kjo është seanca e katërt në themel për Veliajn.















