Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-ushtarakë pa pension, ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet

2 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-ushtarakë pa pension, ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet

Fiks Fare denoncoi sërish problematikën e ish-ushtarakëve, të cilët nuk marrin dot pension, pasi dosjet e tyre kanë humbur. Pasi morën për vite me radhë pension të parakohshëm, siç edhe parashikohej në ligj, qindra ish-ushtarakë po hasin problem me Qendrën e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila nuk u konfirmon vitet në detyrë. Por, kur dolën në pension të parakohshëm iu konfirmuan vitet, ndërsa tani “kanë humbur dokumentet”.

Një ish-ushtarak, Bujar Iljazi nga Durrësi thotë se ka qenë ushtarak për vite me radhë, ndërsa e kanë liruar dhe nxjerrë në rezerve. Pasi ka marrë për dy vite asistencën, ka dalë në pension të parakohshëm, të cilin e ka përfituar deri në fund të 2020, kur edhe ka mbushur moshën për pension pleqërie. Por, nga ai muaj e deri në ditët e sotme, Bujari nuk merr asnjë pension, as të parakohshëm dhe as pleqërie, pasi Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Brendshme nuk i konfirmon vitet e punës në ushtri. I ka kthyer përgjigje se “nuk gjenden dokumentet”, ndërsa Bujari ka edhe një vendim gjykate të vitit 2004, e cila konfirmon se ai ka qenë me detyrë në ushtri për shumë vite. Por, edhe pse e ka dërguar te kjo qendër, ende nuk merr pension.

Pas ankesës, ai telefonon Qendrën e Personel Rekrutimit, pasi i thotë problemin, pohojnë se kanë pasur një letërkëmbim me Arkivin e Ushtrisë dhe ende po presin përgjigje. Ndërkohë, gazetarët kontaktojmë me punonjësin, i cili thotë se “deri tani i ka pirë lëngun pensionit të parakohshëm”. E pyesim se çfarë problemi ka, pasi Bujari ka edhe një vendim gjykate. Na thotë se do e verifikojnë.

Në Fiks Fare u ankua edhe z.Kajmak Korreshi, nga Lushnja. Ai thotë se ka qenë në ushtri ku ka punuar për vite me radhë, këto të konfirmuara kur ka dalë në pension të parakohshëm. Ka punuar në Lushnje, ndërsa ka marrë pension të parakohshëm nga viti 2002 deri në fillim të 2021-shit. Pensioni iu mbyll për arsye se ka kaluar në pension pleqërie. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore i ka kthyer përgjigje se ka pasur një letër këmbim me Qendrën e Personel Rekrutimit, ku ka rezultuar se “për ish ushtarakun aktiv Kajmak Banush Korreshi rezulton se ka mangësi dokumentacioni për periudhën 1976-1998”. Bashkëshortja e tij telefonon Qendrën e Personel Rekrutimit, ku punonjësit i thonë se janë ende në pritje të përgjigjes nga arkivi i ushtrisë.

Pas ankesave, gazetarët e “Fiks Fare” telefonojnë këtë qendër, ku e pyesin për problemin e z.Hysni Bajrami, i cili ka marrë certifikata nga Forca Detare që ka punuar në nëndetëse, po s’merr pension suplementar. Për z.Bajrami, punonjësit thonë se duhet të rihapë dosje, pasi ai deri tani s’ka marrë suplementin, madje s’e ka kërkuar. Ndërsa për z.Iljazi thotë se duhet të dërgojë vendimin e gjykatës. Për z.Korreshi thonë se presin ende përgjigje. Sipas tyre, ka shumë probleme pasi në kohën kur këta ushtarakë kanë dalë në pension të parakohshëm, dokumentet i kanë bërë repartet. Kurse tani, i bën Qendra e Personel Rekrutimit. “Nga 50 mijë dosje të ish-ushtarakëve që kanë marrë pension të parakohshëm, nuk janë gjetur dokumentet për 10 mijë persona. Po s’patëm urdhra emërimi dhe lirimi, nuk veprojmë dot ne” thonë punonjësit./Top Channel

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë

20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë

20-vjeçarit iu prenë gishtat në punë, Stop denoncon firmën turke

”Mund të quhet e mbyllur”, mediat franceze zbulojnë të ardhmen e Mesit

''Mund të quhet e mbyllur'', mediat franceze zbulojnë të ardhmen e Mesit

JU REKOMANDJOMË

Piu ujë të ndotur nga një lumë “i shenjtë”, ministri indian shtrohet në spital (VIDEO)

Piu ujë të ndotur nga një lumë “i shenjtë”, ministri indian shtrohet në spital (VIDEO)

6 muaj ago
Progres raporti i KE për Shqipërinë: Nuk ka negociata pa Gjykatë Kushtetuese

BE shpall katër projektet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri

2 vjet ago
Ndërron jetë i riu në spital, u hodh nga kati i tretë pas sherrit me prindërit

Ndërron jetë i riu në spital, u hodh nga kati i tretë pas sherrit me prindërit

5 vjet ago
“Unë dua të qëndroj në Lozere”, çifti shqiptar lihet në…

“Unë dua të qëndroj në Lozere”, çifti shqiptar lihet në…

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com