Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rruga e gabuar për parandalimin e luftës bërthamore

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rruga e gabuar për parandalimin e luftës bërthamore

Nga Carl Bildt/“Project Syndicate”

Stokholm – Shumë vende duan të eliminojnë kërcënimin ekzistencial të katastrofës bërthamore, dhe me të drejtë. Por çlirimi i botës nga armët bërthamore, është diçka më e lehtë të thuhet sesa të realizohet në praktikë, dhe ekziston rreziku që disa përpjekje për ta bërë këtë, mund të dëshmohen si të dështuara që në nisje.

Që prej fundit të Luftës së Ftohtë, rezervat bërthamore në mbarë botën janë zvogëluar ndjeshëm. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë reduktuar arsenalet e tyre bërthamore me 80 për qind, dhe gjatë presidencës së Barak Obamës, SHBA-ja i kërkoi Rusisë të bëjë reduktime të mëtejshme. Në Evropën Perëndimore, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca i kanë bërë arsenalet e tyre të vogla edhe më të vogla.

Këto vende, kishin arsye të ndryshme për reduktimin e rezervave të tyre. Por, si nënshkruese të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) të vitit 1968 – themeli i përpjekjeve globale për të zvogëluar kërcënimin e paraqitur nga këto armë- ato e kishin detyrim ta bënin këtë.

Gjatë viteve të fundit, progresi drejt çarmatimit bërthamor ka ngecur. Aktualisht, Rusia po modernizon forcat e saj strategjike bërthamore, dhe ka filluar të përmendë gjithnjë e më shpesh në deklaratat publike kapacitetin e saj bërthamor. Kjo shpjegon arsyen, se përse kanë pushuar përpjekjet për të reduktuar arsenalet bërthamore në Evropën Perëndimore.

Nga ana e saj, SHBA-ja, po shqyrton mundësitë e saj për modernizimin e arsenalit bërthamor. Ndërkohë, Pakistani ka vazhduar të prodhojë materialet radioaktive, që përdoren për prodhimin e armëve bërthamore.

Përpjekjet për ta bërë Lindjen e Mesme  një rajon pa armë bërthamore, nuk kanë çuar gjëkundi, kryesisht për shkak të Izraelit. Komuniteti ndërkombëtar, nuk mundi të bjerë dot dakord sesi duhej ecur përpara në konferencat e rishikimit të NPT-së në vitet 2005 dhe 2015. Dhe, sigurisht, ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, kanë shkaktuar një tjetër krizë bërthamore në Azinë Lindore.

Në këtë sfond, një bllok i madh vendesh kanë propozuar një Traktat shumë të gjerë mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore, një projekt i të cilit u miratua nga 122 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në fillimin e muajit korrik të këtij viti.

Fatkeqësisht, ajo që nisi si një përpjekje e vlefshme humanitare, ka kulmuar me një propozim të gabuar.

Ekzistojnë 3 probleme kryesore.

Së pari, asnjë shtet bërthamor nuk përkrah një traktat të ndalimit të armëve bërthamore, dhe propozimi aktual në vetvete, nuk do ta shpëtojë botën nga katastrofa e një beteje të vetme bërthamore.

Më keq akoma, traktati i ri mund të dëmtojë NPT-në, e cila, pavarësisht nga gabimet e veta, gëzon një mbështetje shumë më të gjerë, përfshirë atë  të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA).

Së fundmi, duke e trajtuar konceptin e parandalimit të zgjeruar bërthamor si të paligjshëm, ose së paku imoral, traktati mund të kërcënonte sigurinë në Evropë dhe  Azinë Lindore. Drafti fillestar i Traktatit, kur u zbulua në fillim të këtij viti, nuk përmbante një gjuhë eksplicite që të ndalonte përdorimin e armëve bërthamore si një formë parandalimi. Por, versioni që votuan vendet në korrik po. Dhe ky është një ndryshim thelbësor.

Kërcënimi i një kundërpërgjigje bërthamore, është ai që i përmban vendet nga përdorimi i armëve bërthamore si një opsion i parë. Dhe e ashtuquajtura përmbajtje e zgjeruar përmes aleancave, është ajo që i mbron shtetet jo-bërthamore që të shantazhohen nga shtetet bërthamore. Pa një mekanizëm të tillë, vendet jo-bërthamore mund ta shihnin të përshtatshme të blinin armët e tyre bërthamore.

Për këtë arsye, Holanda, i vetmi vend i NATO-s që merr pjesë në hartimin e traktatit të ndalimit të armëve bërthamore, votoi përfundimisht kundër tij. Japonia, i vetmi vend që është sulmuar ndonjëherë me armë bërthamore, ka hequr gjithashtu dorë nga mbështetja ndaj traktatit, pasi mbështetet tek parandalimi i zgjeruar bërthamor nga ana e SHBA-së.

Pa një mbrojtje të tillë, Japonia do të qe tërësisht e pambrojtur ndaj shantazheve bërthamore kineze, dhe sulmit raketor të Koresë së Veriut. Në fakt, meqë diplomacia dhe sanksionet e rënda, nuk i dhanë dot fund programit bërthamor të Phenianit, parandalimi bërthamor është e vetmja mënyrë praktike për të mbrojtur vendet e Azisë Lindore nga shantazhi apo sulmi bërthamor.

Ngjashëm, shumica dërrmuese e vendeve evropiane – nga Finlanda në Portugali – nuk kanë dëshirë të qëndrojnë nën hijen e mbushjeve bërthamore të Rusisë, duke mos pasur asnjë mjet për t’u mbrojtur. Duke penguar efektivisht parandalimin, projekt- traktati mund ta bënte botën edhe më pak të sigurt nga sa është aktualisht.

Natyrisht, ithtarët e traktatit argumentojnë se do të ndërtonin me kalimin e kohës një mbështetje publike për ndalimin e plotë të armëve bërthamore, duke detyruar qeveritë e shteteve bërthamore të heqin dorë nga arsenalet e tyre. Por ky është një naivitet i pastër.

Cilido që ka ndopak lidhje me realitetin, nuk mund ta besojë seriozisht se qeveritë e Kinës, Izraelit, Pakistanit dhe Rusisë, do të braktisin armët e tyre bërthamore, vetëm pse opinioni publik është kthyer kundër tyre.

Mjerisht, armët bërthamore janë mjaft të njohura në këto vende, pasi ato konsiderohen si garantë të sigurisë dhe realizimit të ambicieve kombëtare në skenën botërore. Ata prej nesh që duan një botë pa armë bërthamore, nuk duhet të pajtohen me këtë pikëpamje; por më mirë do të ishte të mos e injoronim atë.

Një qasje më realiste, do të qe reduktimi i mëtejshëm i armëve bërthamore në SHBA dhe Rusi, ku ende duhen adresuar rreziqe serioze.

Për këtë qëllim, është jetike që asnjëri nga të dy  vendet të mos modernizojë arsenalin e vet bërthamor, në një mënyrë të tillë që të shihet si një zgjerim i aftësive bërthamore.

Në vend të kësaj, Moska dhe Uashingtoni duhet t’i hapin rrugën reduktimeve të mëtejshme.

Në Lindjen e Mesme, përfundimi i konflikteve aktuale, dhe zhvillimi i mekanizmave për zgjidhjen e konflikteve, mund të ndihmojnë në nxitjen e progresit drejt një statusi pa armë bërthamore me kalimin e kohës.

Në këtë drejtim, marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe P5 + 1 (5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB plus Gjermaninë), është një hap i parë i rëndësishëm.

Sa i përket Azisë Jugore, shpresohet që një detantë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, do të mund të lehtësojë një kontroll më të mirë të armëve bërthamore, edhe nëse hija e Kinës, e cila e sheh bombën si pjesë të vendit të saj në botë, do të vazhdojë të bjerë mbi Indinë.

Në fund, çarmatimi bërthamor në shkallë të plotë, ndoshta nuk mund të arrihet me një “Big Beng” të vetëm.

Bota do të shërbehej më mire, nga një qasje e bazuar tek NPT-ja, reduktimet strategjike të armëve nga fuqitë kryesore, si dhe zgjidhja e konflikteve në rajonet kyçe. Në skenarin më të mirë, traktati i propozuar për ndalimin e armëve bërthamore, do të mbetet thjesht një aneks.

Por ka arsye për t’u frikësuar, se kjo do të ndërlikonte përpjekjet e vazhdueshme për të reduktuar më tej arsenalet bërthamore, do të thellonte ndarjet midis shteteve bërthamore dhe jo-bërthamore, dhe në rastin më të keq, do të rriste rrezikun e një konflikti bërthamor në rajonet kyçe.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Carl Bildt ka qenë ministri i jashtëm i Suedisë gjatë viteve 2006-2014, dhe kryeministër në vitet 1991-1994, kur negocioi pranimin e vendit në BE. Një diplomat i njohur ndërkombëtar, Biltdt ka qenë i dërguar special i BE-së për ish-Jugosllavinë, dhe më vonë i dërguari special i OKB-së për Ballkanin.

Tags: Arsenali bërthamorazia lindoreCarl BildtIzraelikinakoreja e veriutlufta berthamoreparandalimirusiaSHBA

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

8 vatra zjarri në 24 orët e fundit, digjen pyje, kullota dhe ullishte

Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë

Arrestohet në Milano kreu i Komunës së Prishtinës? Ahmeti: Më ngatërruan me atentatorin e sulmit në Spanjë

Qafë-Thanë, arrestohet turku me ukrainasen, tregtonin lëndë narkotikë

Qafë-Thanë, arrestohet turku me ukrainasen, tregtonin lëndë narkotikë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike
Sport

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

by mirseda
10:57 | 27/06/2025
0

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan,...

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025
Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

10:25 | 27/06/2025
Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

10:21 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com