E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Rruga e aksidenteve në Tiranë, zgjidhjet për shmangien e fataliteteve

Sot emisioni “Stop” tregoi sesi sinjalistika e gabuar rrugore është bërë shpesh burim aksidentesh. Vetëm së fundi në zonën pranë ish-Kinostudios humbën jetën dy persona të aksidentuar, ndërsa ecnin në vijat e bardha, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur pasi po ecte në trotuar. Eksperti Rrugor Fatmir Hasho shpjegoi të gjitha problemet e kësaj rruge.

“Më vjen mirë që keni kapur një temë shumë interesante pasi ai aks rrugor është me të vërtetë shumë problematik. Në momentin e parë mendoj se nuk është i saktë një vendkalimi këmbësorësh dhe kjo ndodh derisa vemi tek sheshi Shtraus ku diçka zgjerohet rruga dhe fillon kjo sinjalistika e re. Nuk e di kush e ka bërë dhe çfarë mendimi ka pasur ose mbi çfarë studimi është bazuar për ta kryer atë rrugë me një korsi në ngjitje dhe dy në zbritje. Pse? Kjo ka krijuar disa problematika. E para njëherë disa makina që kanë parkuar jo në rregull dhe kjo bën pengesë për ato mjete që janë në korsinë që do ngiten lart. Nëse unë dua që të zbatoj rregullat në mënyrë rigoroze nuk mund të kaloj dot sepse më pengojnë mjetet e parkuara. Kemi autobusë në këtë rrugë që nuk kanë stacionet e dedikuara. Kjo është një problematikë që duhet të zgjidhet detyrimisht pasi edhe autobusët në ngjitje bëhen pengesë. Për biçiklistat nuk kemi asnjë lloj korsie të dedikuar, kur sot po bëjmë gjithë këtë propagandë për shtimin e numrit të biçikletave dhe për lehtësimin e mjeteve. Kini parasysh, është një rrugë me shumë dendësi.

Nga rruga Bardhyl deri lart tek rrethrrotullimi i Tv Klan çdo orë të ditës ka një trafik të shtuar. Nëse do të shtojmë edhe papërgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve sidomos atyre që ngjiten sipër dhe përdorin korsinë të cilat janë për t’u kthyer majtas dhe tek semaforët e majtë dhe semaforët e dytë të cilët, rrinë zënë vendin dhe menjëherë kalojnë në krahun e djathtë për t’u futur. Nuk duhet të harrojmë gjënë më kryesore, kemi që kur vjen nga rrethrrotullimi poshtë nuk është rregulluar ende sinjalistika ku ndodhi ai aksidenti i tmerrshëm me humbjen e jetës së dy këmbësorëve në vijat e bardha dhe trotuar. Pra ende nga bashkia nuk është parë me seriozitet, e kam thënë disa herë, nuk e di sa herë duhet ta themi sepse ato vija të ndërprera aty për të kaluar nga një korsi në tjetër janë një shkak absolut për të bërë aksidente”, tha eksperti.

Lexo edhe :   "Jeta është e shkurtër", 22-vjeçarja vdes në aksident pas postimit të fundit
Lexo edhe :   Përplasi për vdekje të riun me motor, arrestohet polici dhe vëllai i tij

Sipas ekspertit, zgjidhja për këtë rrugë është kthimi me dy korsi, shtimi i një korsie të dedikuar bicikletash dhe rregullimi i stacioneve të autobusëve.

“Pjesa e parë deri tek sheshi Shtraus nuk ka probleme është me dy korsi, një ngjitje dhe një zbritje. Mund të kishte në një distancë të ndërmjetme një vendkalim për këmbësorët. Kam içik vëmendje për sinjalistikën në rrugë sepse nuk është shumë e dukshme. Megjithatë deri në sheshin Shtraus jemi ok. Nga sheshi Shtraus deri lart, ku fillon kjo ndarja me 3 korsi, aty fillon ky problemi. Duhet parë në mënyrë urgjente një zgjidhje. Në radhë të parë duhet të kthehet siç ishte me dy korsi. Të bëhen dhe korsi me biçikleta të dedikuara. Të rregullohen vendkalimet e këmbësorëve sepse në disa vende për mua janë të tepërta. Gjerësitë i gjen. Të bëhen stacionet e autobusëve atje ku ka hapësirë”, tha eksperti./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...