E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e proceseve gjyqësore me arsye qesharake. Dy persona janë dënuar me 5 vite burg me akuzën e mashtrimit, pasi u faktua se kishin shitur tokën dy herë. Prona, aktualisht është te blerësi i dytë, në një kohë që duhej të ishte te blerësi i parë. Dhe, për këtë gjyq të thjeshtë, Gjykata e Tiranës bën ping-pong me çështjen, teksa e kthen padinë me arsye qesharake si “të meta në padi” për adresat e paditësve. Por, këto adresa janë vendosur në padi sipas Regjistrit të Gjendjes Civile.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një përfaqësues i firmës “Lani”. Ai thotë se firma ka blerë në vitin 2008, një pronë rreth 1 mijë metër katrorë në Sauk, Tiranë. “Blerja është bërë me kontratë noteriale, derdhje të vlerës në bankë, mandate arkëtimi. Kontrata është me palë familjen Gjuzi shitësit dhe blerësi Vladimir Kosta. Kontrata është bërë në datën 22.08.2008. Objekti është një parcelë toke arë që do të pajiset me titull pronësie me vete, prej 1000 m2 tokë are. Çmimi i shitjes është 10 milionë lekë të reja” thotë përfaqësuesi i firmës.

Më tej shton se, për shkak të punëve, këtë kontratë nuk e dërguan në Hipotekë, “por kjo s’do të thotë se ne nuk jemi pronarë!”. Vite me vonë, kanë parë që prona po rrethohej nga tjetërkush. Kanë pyetur në institucionet përkatëse dhe kanë mësuar se shitësit, familja Gjuzi, e kishte rishitur këtë pronë. Pra, të njëjtët shitës si herën e parë, por kësaj herë me blerës të ndryshëm. Madje, pa u revokuar kontrata e parë mes Gjuzëve dhe Vladimir Kostës. Ky i fundit bën një kallëzim penal ndaj shitësve dhe ata dënohen për mashtrim, madje janë ende në burg. Vendimi penal faktoi pretendimet e firmës “Lani”, se pronarët e parë janë ata.

Madje, pa u shfuqizuar kontrata e parë, familja Gjuzi e rishiti.
Më pas firma “Lani” shkon në Hipotekë për të regjistruar pronën në emrin e tyre. Por, punonjësit i thonë duhet vendim gjykate të shfuqizojë certifikatën se s’ia heqin dot pavarësisht se e ka blerë ai i pari. Firma bën padi në Gjykatën e Tiranës në Dhomën Civile. Fillimisht, gjyqi bëhet nga z.Niko Rrapi. Ky gjyqtar njofton paditësit të cilët marrin edhe njoftimet përkatëse. Kjo vërtetohet nga procesverbali i seancave gjyqësore. Më pas, ky gjyqtar jep dorëheqjen dhe çështjen e merr gjyqtarja Migena Laska. Kjo gjyqtare merr vendim duke kthyer padine “me të meta”, pasi pretendonte se s’janë të sakta adresat e të paditurve.

Sipas dokumenteve, z.Kosta e çon këtë vendimmarrje në Gjykatën e Apelit. Apeli vendos që të rikthejë sërish për rigjykim çështjen, pasi padia është e saktë me të gjitha të dhënat. Rigjykimi, me të njëjtën gjyqtare, Migena Laska. Por, kjo e fundit, merr një tjetër vendim dhe kthen sërish padinë “me të meta”, pasi s’janë të sakta adresat e paditësve. Sipas përfaqësuesit të firmës, adresat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pra janë të sakta. Paditësi e çon sërish në Apel dhe prej më shumë se 1 viti, çështja është ende në Apel, kjo si pasojë e pandemisë dhe vetingut. “Kërkojmë që të shpejtohen procedurat. Vendimi penal na dha të drejtë. Ne jemi blerësit e parë. Kërkojmë që mos të zvarritet çështja” thotë përfaësuesi i firmës.

Fiks Fare u interesua pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas drejtuesve, gjyqtarja Migena Laska është transferuar në Dhomën Penale të kësaj gjykate. Ndërkohë, Fiksi siguron aktet e dosjes, ku shkruhet se gjyqtari i parë z.Niko Rrapi i ka njoftuar normalisht paditësit. Por, përse e ktheu dy herë këtë padi gjyqtarja Laska?

Gjykata e Tiranës na ktheu përgjigje se “çështja është regjistruar në vitin 2019. Kjo çështja është gjykyar nga gjyqtare Migena Laska, e cila ka vendosur në dhjetor 2019 kthimin e kërkesë padisë. Gjykata thotë se dosja ndodhet në Apel dhe se aktet janë në atë gjykatë. Sipas kësaj përgjigje që po shikoni, edhe gjyqtarja Migena Laska thotë se çështja është në Apel! Sipas saj, “në çdo rast, unë si gjyqtare nuk jam aktualisht e ngarkuar me gjykimin e kësaj çështje civile. Nuk e kam në gjykim. Nuk disponoj asnjë akt të kësaj dosje gjyqësore civile”. Por, zonja Laska e ka pasur dy herë në dorë këtë çështje. Dhe, në të dyja herët, e ka pushuar!

Megjithatë, skandali mund të thellohet më tej, pasi një nga të dënuarit për mashtrim, ka nisur një letër, ku deklaron se firma që ndodhet në aktin e shitjes së dytë është e falsifikuar. Mond Gjuzi shkruan se kjo firmë është hedhur në Rrugën e Kavajës, duke thelluar akoma më tej këtë skandal. “Jam Mond Gjuzi. Po vuaj dënimin në burgun e Fushë Krujës. O Lad, prokurën që është bërë tek notere Ardiana Ibraj, prokura është plotësisht e falsifikuar dhe nuk kena asnjë lidhje me atë prokurë ne. E kena verifikuar se prokura është falsifikuar me noterinë në Rrugë të Kavajës. Na futët në burg pa na pyet e pa u konsultu fare me ne si janë gjonat se unë Mondi nuk ta bëja një gjë të tillë kurrë ty. Nëse ke mundësi kur e verifikoi dhe vetë gjonat mos i le në hije dhe jam i sigurt se do dalësh në të njëjtin përfundim me mua. Kjo prokurë është e falsifikuar 100 % në Rrugë të Kavajës.

Po të lutem bjeri mbrapa këtij muhabeti pasi edhe babin e kam të sëmurë që dhe ty të të kthehet prona se kjo gjo është shumë e thjeshtë dhe se ne po bëjmë burg kot o vlla. O Lad çfarëdo përgjigje të jetë pres gjithsesi një përgjigje nga ty. Mos e lë pas dore po deshe. Adresa IEVP Fushë – Krujë, notere ka qenë Ardiana Ibroj me nr repertori 1227. Verifikoje këtë notere se po bëj burg kot” thuhet në këtë letër.
Pra, për një çështje të thjeshtë, gjykata e zvarrit prej më shumë se 3 vitesh. Dhe ndërkohë, nëse institucionet e drejtësisë do të thelloheshin pak në këtë histori, atëherë do të zbulonin se edhe kontrata e dytë është e falsifikuar./Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...