Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rruga drejt sistemit e opozitës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rruga drejt sistemit e opozitës

Nga: Ervis Iljazaj

Objektivi kryesor i opozitës në këtë moment edhe në vazhdim, sigurisht që do të jetë rikthimi në sistemin institucional dhe politik, sepse është absurde të mendosh që do të vazhdojë të qëndrojë jashtë tij në mënyrë të përhershme, ndryshe do të kthehet në një organizatë civile dhe jo në një parti politike.

Pas 30 qershorit, gjendemi në një moment të ri politik, të ndryshëm nga ai përpara tij. Në këtë kuptim, strategjitë janë duke u rikonceptuar, dhe kjo është mëse e kuptueshme.

Pyetja që bëjnë pothuajse të gjithë në opinion publik, sidomos mbështetësit e opozitës është: Si do të kthehet opozita në sistem.

Në këtë drejtim, opozita shqiptare duhet të pozicionohet në mënyrë të qartë dhe të plotë, pa konfonduar elektoratin e saj dhe mbështetësit potencial. Nëse ka një gjë që politika nuk e falë është pikërisht paqartësia. Strategjia dhe aksioni i saj, duhet  të zgjidhet pa ekuivoke, vetëm kështu mund të jetë i sukseshëm. Në të kundërt, do të vazhdojë të eci në një rrugë e cila vetëm sa do ta “rraskapisë”, pa asnjë rezultat përfundimtar. Pa zgjedhur çështjet strategjike, nuk ka sukses politik. Ky është një rregull për të gjithë ata që politikën e konsiderojnë me të drejtë  si shkencë, me rregullat dhe ligjet e saj.

Për tu rifutur në sistem opozita shqiptare ka tre rrugë.

E para, rruga radikale me protesta intensive dhe të gjera, të cilat mund të detyrojnë Edi Ramën të largohet nga posti i i kryeministrit. Kjo nënkupton një refuzim total të sistemin aktual dhe thirjen ndaj popullit shqiptar për ta ndjekur në këtë betejë. Mirëpo, një rrugë e tillë kërkon një mbështetje të fortë dhe konsistente të qytetarëve shqiptarë, gjë e cila duket për momentin e vëshirë, por jo e parealizueshme nëse frymëzon sa duhet ata.

E dyta, është rruga e riafrimit me mazhorancën dhe këtë qeveri, që nënkupton fillimin e një dialogu midis palëve. Tryeza e reformës zgjedhore ku opozita mori pjesë, lexohet si një indicie për dialog dhe një mundësi bashkëpunimi. Por, edhe ky është një akt i pjesshëm dhe i pakuptimtë. Nëse opozita do të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit me mazhorancën për tu rifutur në sistem, duhet ta bëjë atë në mënyrë të plotë dhe jo të pjesshme.

Gjë e cila nënkupton një marrëveshje për një paketë të plotë për çështjet kryesore që shqetësojnë vendin në këtë moment dhe prioritetet që ai ka si çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Pjesëmarrja në këtë tryezë nuk mund të bëhet vetëm për ti dhënë një mesazh ndërkombëtarëve për “kryerjen” e detyrave që i takojnë opozitës sidomos për çështjen e negociatave. Në këtë mënyrë, opozita nuk bën gjë tjetër përveçse krijon keqkuptime te elektorati i saj, që për hir të vërtetës janë de ja është i ç’orientuar për strategjinë, qëllimin dhe rrugën që po ndjek opozita.

E treta, është rruga e gjatë që ka si fund 2021-shin kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo kërkon një strategji totalisht të ndryshme. Kërkon një komunikim të gjerë me opinionin publik, kërkon ndoshta dhe një reformim brenda Partisë Demokratike në disa aspekte dhe një përpjekeje për të krijuar një vizion politik frymëzues, duke i lënë në dorë të gjitha pushtetet Edi Ramës, me shpresën se do të gërryhet nga mbipushteti, ashtu sikurse ndodh në këto raste.

Të treja këto rrugë janë legjitime nëse vërtetë ndihmojnë opozitën të ketë sukses. Ajo që është më shumë e rëndësishme se sa vetë strategjia e opozitës për tu rikthyer në sistem, është qartësia e saj, e cila është kusht i domosdoshëm.

Ka dhe një rrugë të katërt, e cila ka parasysh zgjidhjen nga arbitri si Gjykata Kushtetuese, ndërkombëtarët, apo organet e reja të drejtësisë, të cilat mund të krijojnë dinamika të reja politike. Por në këtë rast, asnjë nga palët politike nuk do të ketë asnjë rol për të luajtur. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajklasa politikenderkombetaretopozita

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Soreca: 1.15 miliardë euro, monitorimin nga BE

Soreca: 1.15 miliardë euro, monitorimin nga BE

Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani

Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com