Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rruga drejt BE-së/Bashkë apo ndarazi; Skenarët që dobësojnë Ballkanin

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Rruga drejt BE-së/Bashkë apo ndarazi; Skenarët që dobësojnë Ballkanin

Teorikisht më 2025 dy shtete të Ballkanit mund të anëtarësohen në BE, sipas strategjisë së re të Komisionit të BE. Ekspertët e Evropës Juglindore e vlerësojnë sinjalin si të drejtë, por edhe e kritikojnë procesin.

Premtimi është bërë që në vitin 2003, kur BE i zgjati dorën Ballkanit Perëndimor dhe e ftoi për anëtarësim. Por hovi i atëhershëm ka rënë, shkëlqimi është zbehur. Kush, kur dhe si duhet të hyjë në BE, kjo është e paqartë dhe duket se i përket një të ardhmeje të largët.  “Premtimi i 2003-shit në Selanik kishte kohë që nuk ishte më i besueshëm”, thotë për  DW Gernot Erler, ish-ministër shteti dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore.

Sipas Erler-it, kjo mungesë besueshmërie i kishte bërë këto shtete më të ndjeshme për ndikime nga jashtë. Në këtë garë strategjish, “ka pasur në të kaluarën përpjekje serioze nga Kina, Rusia, Turqia dhe vendet arabe për të patur ndikim në Ballkanin Perëndimor ” thotë Erler, i cili si edhe ekspertët e tjerë ndodhej më 9./10. shkurt në Berlin, në konferencën vjetore të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ai përshëndet faktin që strategjia e re e komisionit ka edhe një plan veprimi konkret në të cilin mund të marrë pjesë gjithkush.

Më kritik është gjykimi i Forian Bieber-it, drejtuesi i Qendrës së Europës Juglindore në Grac.  “E mirë në diagnozë, por e dobët në propozime”, jep vlerësimin profesori i Evropës Juglindore. E mirë është strategjia, sepse aty komisioni për herë të parë identifikoi problemet në rajon. Flitet për ndikimin e interesave private në sektorin publik (state capture), për krimin e organizuar, për korrupsionin, për probleme me shtetin ligjor. Por e dobët, sepse propozimet janë ca si të papërpunuara, mendon Bieber. “Duket se refuzojnë të konfrontohen me ata që i shkaktojnë problemet“.  

Elita problematike

Dhe sipas Bieber-it shkaktarë të problemeve janë shpesh elitat sunduese. Bieber paralajmëron që në realizimin e kësaj strategjie BE të mos fokusohet vetëm te to dhe ta anashkalojë opozitën demokratike.”Duhet patur kujdes që opozita të mos shkasë në një diskurs antieuropian nacionalist ”, thotë Bieber. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë: “Dhe do të jetë rrezik shumë i madh, nëse Bashkimi Evropian do ta shohë veten aleat të autokratëve, ndërsa opozita, që përpiqet të bëjë kritikë demokratike, do të dalë e humbur”.

Edhe deputeti socialdemokrat, Josip Juratovic, sheh një problem të madh te elitat që qeverisin Ballkanin. Ka shumë politikanë që “nuk duan aspak të shkojnë drejt BE, sepse në BE ata do të gjejnë një sistem të rregulluar, një shtet ligjor, një shoqëri të rregullt dhe në këtë shoqëri ata nuk kanë shanse”, thotë Juratovic, i cili preferon t’ua kalojë përgjegjësinë vetë qytetarëve: “Si njerëzit, ashtu edhe politika”, shprehet ai me keqardhje dhe thekson se megjithatë, janë qytetarët ata që duhet ta shpëtojnë situatën:  “Ne nuk duam koloni, por partnerë në sensin demokratik”.

Anëtarësim vetëm kur të plotësohen kushtet

Për deputetët e Bundestagut është e qartë që në BE hyn vetëm kush përmbush kushtet. Prandaj edhe Manuel Sarrazin, deputet i Të Gjelbërve në parlamentin federal të Gjermanisë, e shikon datën 2025, për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, jo si një premtim fiks, por si një detyrim, për politikanët vendas për të dëshmuar se deri atëherë duhet të kenë arritur diçka:  “Nëse deri në vitin 2025 elitat politike nuk sjellin rezultatet e kërkuara, atëherë ato duhet t’u japin llogari zgjedhëseve dhe zgjedhësve të tyre se përse nuk e kanë bërë, megjithëse kishte qenë e bëshme”, thotë Sarrazin.

Peter Beyer, deputet i grupit parlamentar të Unionit Kristdiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) është për parimin e kushtëzimit, si të vetmin kriter anëtarësimi:  “Kjo do të thotë se duhen zbatuar reformat konkrete në sektorin publik, në sektorin judirik, luftimin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe jo vetëm duke miratuar ligje, por duke i vënë ato në jetë”.

Kritikë ndaj parimit të garës

Michael Schmunk mendon se nuk është mirë që Serbia dhe Mali i Zi të hyjë në BE para të tjerëve. Diplomati gjerman ka qenë përfaqësues i Gjermanisë në Sarajevë dhe Prishtinë, dhe është sot ekspert për Evropën Juglindore në disa institucione këshilluese. “Sepse atëherë ata katër që mbeten pas, sidomos Kosova dhe Bosnja, do ta kenë më të vështirë të hyjnë në BE”, thotë Schmunk, edhe duke pasur parasysh mungesën entuziazmit për raunde të mëtejshme zgjerimi brenda BE. Ai madje propozon që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen bashkë dhe të zhvillojnë një strategji kundër skepticizimit: „Unë besoj se atëherë po, që kanë shans që një ditë të anëtarësohen në BE në grup së bashku.”

Tags: apoBallkaninbashkebedobesojnedrejtndarazirrugaskenaret

TË LIDHURA

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!
Rajoni

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!

20:41 | 13/06/2025
Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?
Rajoni

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?

16:57 | 13/06/2025
Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

14:53 | 13/06/2025
Next Post
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Kambanat amerikane sʼbien vetëm për Adriatik Llallën

Ambasadori Karpushin: Rusia ka interesa ekonomike në Ballkan

Ambasadori Karpushin: Rusia ka interesa ekonomike në Ballkan

Balotellin e “ngrin” Moska, rikthehet Milani i madh; Spektakël në Dortmund (Video)

Balotellin e “ngrin” Moska, rikthehet Milani i madh; Spektakël në Dortmund (Video)

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com