Gjykata e Apelit ka shtyrë masën për në datë 15 nëntor për 24 anëtarët e grupit të Shijakut dhe Lezhës, mes tyre të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Të burgosurit kërkuan sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Në seancë ishin të pranishëm vetëm 16 prej të burgosurve, ndërsa 8 të tjerë duke përfshirë edhe dy ish-deputetët nuk morën pjesë, por përfaqësoheshin nga avokatët.
Një nga të arrestuarit, Astrit Avdyli bërtiti në gjykatë me fjalët: “Rroftë Dako, rroftë PS-ja, aty i qaj hallet!”
Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
EMRAT QE U LANE NE BURG
1.Hajri Seferi
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3.Shkelqim Avdyli
4.Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5.Saimir Gjepali
6.Altin Avdyli
7.Jasin Avdyli
8.Fatos Llaftiu
9.Denis Llaftiu
10.Esat Mehmeti
11.Saimir Sulejmani
12.Elis Guri
13.Ilirjan Prifti
14.Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15.Ardit Gjyriqi
16.Elton Shehaj
17. Armand Spiro
18.Arben Cuko
19.Zef Lazri
20.Artur Balla
21.Arben Ndoka
22.Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23.Bledi Ndokaj
24.Paulin Simoni
25.Zef Lazri
NE “ARREST SHTEPIE”
1.Bledar Koci (arrest shtëpie)
2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)
3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)
4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)
5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)
6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)
7.Vasil Nika (arrest shtëpie)
8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)
DETYRIM PARAQITJE
1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)
2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje)