Ligji më i fundit i miratuar në Parlament, u jep mundësi personave që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë një bonus përveç pensionit të tyre.
Nga ky ligj mësohet se do të përfitojnë më shumë se 23.400 persona, të cilët do të kenë mundësi të marrin një pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.
Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti, varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Fondi që do të vihet në dispozicion për një vit arrin në 1. 4 miliardë lekë.