Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rritja stratosferike e çmimit të ujit, si po përplaset Veliaj me Ramën

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rritja stratosferike e çmimit të ujit, si po përplaset Veliaj me Ramën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi të rrisë me 44% çmimin e ujit për qytetarët e Tiranës, vendim ky që u miratua në Këshillin Bashkiak të Tiranës me 31 vota pro.

Konkretisht, 25 vota ishin nga PS, dy të LSI (Genta Mezini dhe Agim Kraja), tre të PDIU dhe një e FRD, duke i hapur kështu rrugë Bashkisë së Tiranës për të kërkuar rritjen e çmimit të ujit nga Enti Rregullator i Ujit (ERU).

Gjatë gjithë kohës, kryebashkiaku Veliaj është “fshehur” pas rritjes së çmimit të ujit, duke u kapur te ajo që e quan furnizim i Tiranës me ujë të pijshëm në 24 orë.

Madje, Veliaj edhe u bëri moral shqiptarëve, teksa tha se “le të kursejnë një kafe prej 70 lekësh dhe të paguajnë ujin, që është shumë i rëndësishëm”.

Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku Veliaj shkeli premtimin e tij, të bërë më 24 gusht 2016, ku tha se kompania Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të privatizohet, por atëherë ai siguronte që çmimi i ujit nuk do të rritej.

Megjithatë, kjo lëvizje e Veliajt duket se nuk është pëlqyer nga kryeministri Rama, të cilit një vendim i tillë mund t’i prishë shumë punë politikisht.

Kështu, së fundmi Autoriteti i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë këshilltarëve të opozitës, duke e konsideruar jo të drejtë vendimin për rritjen e çmimit të ujit, teksa vendosi që t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit:

                   1. Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor                       të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.

  1. Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:

– Tarifës së ujit për shitje sipas kategorive të konsumatorëve;

– Tarifës për Shërbimin e Grumbullimit, Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura ;

– Tarifës së shërbimit.

  1. Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.
  1. Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit.
  1. Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.

Komisioni i Konkurrencës/Vendim_nr._492_dt._28.12.2017 by Tirana Today on Scribd


Duket se kreu i Bashkisë së Tiranës ka menduar të kalojë këtë vendim me shpejtësi, duke u shtuar qytetarëve një tjetër taksë, por këtë herë është vetë kryetari i partisë së tij që ka ndërhyrë.

Një ndër arsyet përse Rama mund të ketë marrë këtë vendim është me siguri edhe përkeqësimi i imazhit në sytë e qytetarëve.

Edhe pse Veliaj është munduar ta justifikojë bukur në media rritjen e çmimit të ujit me 44%, një taksë shtesë me siguri që do të thotë më shumë protestues, më pak vota dhe më shumë të pakënaqur ndaj grupit të PS-së.

Kështu e sheh vendimin e Komisionit të Konkurrencës edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili shkroi sot në një postim në Facebook se anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të ujit është thjesht efekti i parë i protestës, vendim ky i marrë nga Rama që njerëzit të mos i bashkohen protestës së opozitës që mbahet më 27 janar.

Edhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i bëri thirrje Erion Veliajt të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, pasi Autoriteti i Konkurrencës, kërkon anulimin e këtij vendimi. Çollaku thotë se rrija e çmimit te ujit do të ndikojë në buxhetin dhe ekonominë familjare, do të shtojë varfërinë, do të mbyllë bizneset. TIRANA TODAY

 

Tags: e çmimitperplasetRamënrritjastratosferiketë ujitVeliaj

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund
Politikë

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Next Post
Maqedoni, Kuvendi voton ligjin për gjuhën shqipe

Maqedoni, Kuvendi voton ligjin për gjuhën shqipe

“Dosja Tahiri”, peng i shantazheve të ndërsjella mes bandave politike

“Dosja Tahiri”, peng i shantazheve të ndërsjella mes bandave politike

Ushqimet që janë armiqtë kryesorë të dhëmbëve tuaj!

Ushqimet që janë armiqtë kryesorë të dhëmbëve tuaj!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim
Showbizz

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

by mirseda
20:36 | 21/02/2026
0

Së fundmi, gruaja e Erik Lloshit ka folur për situatën që u krijua rreth hyrjes së tij...

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com