Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rritja globale e populizmit, po ndihmohet shumë nga mediat sociale

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rritja globale e populizmit, po ndihmohet shumë nga mediat sociale

Nga Andrew Hammond “Gulf News”

Presidenti Brazilian, Xhair Bolsonaro, vizitoi Kilin në fundjavë, pas takimit në Shtetet e Bashkuara me kolegun populist konservator Donald Trump, javën e kaluar. Fakti që këta dy njerëz janë duke udhëhequr dy nga demokracitë më të fuqishme në Amerikë, nënvizon një prirje më të gjerë, me hulumtimet e fundit akademike, që sugjerojnë se rreth 2 miliardë njerëz në botë drejtohen tani nga udhëheqës të tillë populistë.

Të dhënat e publikuara më herët, gjatë këtij muaji nga ‘Database Global Populism’, theksojnë shkallën e rritjes së populizmit në 2 dekadat e fundit duke analizuar fjalimet – përmes analizës tekstuale – e udhëheqësit kryesorë në 40 vende gjatë kësaj periudhe.

Hulumtimi zbuloi se rreth 20 vjet më parë, vetëm një pjesë e vogël e shteteve – përfshirë Italinë, Argjentinën dhe Venezuelën – ishin vendet me popullsi mbi 20 milionë, me udhëheqës të klasifikuar si populiste. Sipas bazës së të dhënave mbi populizmin, ky “klub populist” relativisht i vogël, u zgjerua ndjeshëm gjatë fillimit të krizës ndërkombëtare financiare të viteve 2006-2009. Por, rritja më e madhe e populizmit në mbarë botën, do të ndodhte në gjysmën e parë kësaj dekade, duke përfshirë Bolsonaron dhe Trumpin.

Studimi nxjerr në pah, se vala e fundit e dy dekadave të populizmit, është vetëm njëra nga disa të tilla gjatë qindra viteve të fundit. Për shembull, në të kaluarën populizmi ka qenë një fenomen i përsëritur në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Por ajo që zbulon hulumtimi, është se kjo valë e fundit e populizmit – e nxitur pjesërisht nga kriza financiare ndërkombëtare – ka një shtrirje shumë më të madhe se kurrë më parë. Të dhënat tregojnë se rreth 2 miliard njerëz sot, udhëhiqen nga një udhëheqës “i moderuar populist”, “populist” ose “shumë populist”, një rritje me 120 milionë njerëz në fillim të këtij mijëvjeçarit, me liderët si presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, dhe Narendra Modi i Indisë, që i përkasin kampit populist.

Një tjetër gjetje e rëndësishme, është se si format  e populizmit ndryshojnë në të gjithë botën. Për shembull, studimi zbuloi se populizmi i Amerikës së Jugut mbështetet tek socializmi (megjithëse Bolsonaron përbën një përjashtim), ndërsa populistët aktualë në Evropë kanë tendencë të jenë të qendrës së djathtë.

Rritja e fundit e populizmit në Evropë, është një nga zhvillimet më të habitshme të periudhës së shqyrtuar. Roli i rënies ekonomike dhe i masave të kursimit, ka qenë që nga kriza financiare e vitit 2008, thelbësore për rritjen e populizmit këtu, veçanërisht në shtetet më të prekura nga kriza e eurozonës si Greqia dhe Spanja.

Por trazirat kanë prekur gjithashtu edhe vendet me parti dhe sistemet politike të mirë-rrënjosura në Evropë. Dhe ka ndërkohë një gamë më të gjerë faktorësh ekonomikë, politikë, socialë dhe teknologjikë, që kanë nxitur gjithashtu shqetësime në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të botës.

Natyra e ndryshme e kësaj paqëndrueshmërie politike, nga Amerika në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, thuhet se është përshkruar si një “valë revolucionare” nga Sër Najxhëll Inkster, ish-drejtor i operatorëve për Shërbimin Sekret të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke parë të ardhmen dhe rritjen potenciale të mëtejshme të populizmit, pyetja është nëse ky destabilitet politik ndërkombëtare, do të zbutet gjatë viteve të ardhshme, veçanërisht nëse rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë në pjesën më të madhe të botës.

Ndërsa kjo është e mundur, protestat dhe rebelimi populist ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën dy grupe arsyesh. Së pari, ka disa faktorë krejtësisht të palidhur me krizën financiare të pas vitit 2008, që do të vazhdojnë të rezistojnë, në mos do të intensifikohen.

Këtu përfshihet roli shkatërrues i mediave sociale. Do të vazhdojë debati rreth asaj, se sa ndikuese kanë qenë mediat sociale në nxitjen e destabilitetit politik, gjatë viteve të fundit. Sidoqoftë, pavarësisht nëse e shohim këtë teknologji të re si një element thelbësor, që e përkthen pakënaqësinë në një veprim konkret, ose e vë theksin tek ajo ishte tashmë e pashmangshme, mediat sociale kanë luajtur padyshim një rol që mund të rritet në të ardhmen.

Së dyti, ndonëse më e keqja e krizës financiare ndërkombëtare tashmë ka kaluar, pasojat e saj janë ende aty, sidomos për të rinjtë që mbeten të papunë. Kjo rrezikon të dëmtojë në planin afatgjatë, potencialin e të ardhurave dhe perspektivave të punësimit, duke nxitur më tej pakënaqësinë.

Për shembull, në Bashkimin Evropian një numër relativisht i lartë njerëzish nën moshën 25-vjeç, nuk janë ende në gjendje të gjejnë një punë. Kjo ka shkaktuar shqetësime, përfshirë edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për një “brez të humbur”, veçanërisht në shtete si Greqia dhe Spanja, ku papunësia e të rinjve arriti kulmin e krizës, në gati 60 përqind.

Në përgjithësi, nuk mund të supozohet se rritja e populizmit ka arritur tashmë kulmin, më shumë se një dekadë pas fillimit të krizës financiare ndërkombëtare. Kjo pjesërisht për shkak se perspektiva e destabilitetit të mëtejshme politik, nxitet jo vetëm nga trashëgimia e krizës siç është papunësia e të rinjve, por edhe nga pakënaqësia politike dhe socioekonomike, së cilës mediat sociale po i japin një shtysë të re.

*Shënim: Andrew Hammond, është anëtar i think-tankut ‘LSE IDEAS, në Shkollën e Ekonomisë në Londër.

Përktheu: Alket Goce për Tirana Today

Tags: ndihmohetpopulizmirritja globalerrjetet sociale

TË LIDHURA

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Next Post
Zyrtare/ Fillon aventura amerikane për Ansi Agollin

Zyrtare/ Fillon aventura amerikane për Ansi Agollin

Për evoluimin cilësor të çmimit Kadare

Për evoluimin cilësor të çmimit Kadare

Përplasja PD-Prokurori, Spiropali: Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit

Përplasja PD-Prokurori, Spiropali: Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor
Kryesore

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

by mirseda
14:56 | 16/06/2025
0

Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz...

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

14:55 | 16/06/2025
Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

14:53 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

“U morët 30 minuta se pse u shty seanca!” Balla-opozitës: Kështu hallesh paçi gjithmonë

14:51 | 16/06/2025
Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

14:50 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com