Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rritet popullsia në Tiranë dhe Durrës, reduktohet Gjirokastra dhe Dibra

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rritet popullsia në Tiranë dhe Durrës, reduktohet Gjirokastra dhe Dibra

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit, që deri tani ishte pas kryeqytetit sa i takon numrit të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, Durrësi kishte 290.7 mijë banorë, me rritje të lehtë prej 0.2% duke ia kaluar për herë të parë Fierit.

Ky i fundit zbriti në 289.9 mijë banorë, pasi popullsia e tij ra me rreth 1.7%.

Në fakt, Fieri, së bashku me Elbasanin, rezultojnë qarqet që kanë pasur reduktimet më të mëdha të popullsisë, që nga viti 2001, kur INSTAT raporton të dhënat. Të dy këto qarqe kanë humbur nga rreth 92 mijë banorë në dy dekadat e fundit.

Me zvogëlim në dy dekadat e fundit rezultojnë dhe të gjitha qarqet e tjera, Kukësi, Lezha, Gjirokastra, Shkodra, Korça, Berati.

Në raport me popullsinë përkatëse, qarku që është reduktuar më shumë është Gjirokastra, që pothuajse është përgjysmuar.

Në Gjirokastër në 2020-n jetonin 59 mijë banorë, nga rreth 113 mijë në vitin 2001. Kjo ka bërë që ky qark të jetë sot më i vogli në vend, ndërsa në vitin 2001, ishte Kukësi me më pak banorë.

Dibra është një tjetër qark që ka humbur gati 40% të popullsisë në dy dekada, duke zbritur në 116 mijë banorë.

Berati është reduktuar me -37% në krahasim me vitin 2001, Kukësi me -32%, Shkodra me -22%, Korça me -23%, Elbasani me -25%, Fieri me -24%.

Pothuajse e pandryshuar, me një rënie të lehtë prej 2% ka mbetur popullsia e Vlorës.

Rritja e fortë e Tiranës dhe më pak e Durrësit

Tirana dhe më pak Durrësi, reduktojnë të vetmet qarqe që kanë njohur rritje të popullsisë në dy dekadat e fundit, pasi kanë përfituar nga migrimi i brendshëm i popullsisë.

Teksa të gjithë duan të jetojnë e punojnë në kryeqytet, popullsia e saj është rritur me 52% në dy dekadat e fundit, duke arritur në 906 mijë banorë, nga 597 mijë në vitin 2001.

Edhe Durrësi është zgjeruar me 19%, duke u bërë në këtë mënyrë qyteti i dytë më i madh në vend, nga i katërti që ishte në vitin 2001, pas Tiranës, Fierit e Elbasanit.

Rritja e Tiranës dhe Durrësit nuk kanë arritur të kompensojnë tkurrjen e qarqeve të tjera dhe si rrjedhojë, popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 217 mijë persona në dy dekadat e fundit, ose me madhësinë e një qyteti sa Korça. Në 2020, Shqipëria vlerësohet se ka rreth 2.84 milionë banorë. Gjithsesi, do të jetë censi, që aktualisht u shty për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, i cili do të japë një panoramë të saktë të popullsisë që ka mbetur në vend.

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë janë faktorët që kanë ndikuar në tkurrjen e popullsisë gjatë dekadave të fundit. /Monitor

Tags: durresgjirokastratirane

TË LIDHURA

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit
Aktualitet

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit

18:09 | 18/06/2025
Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin
Aktualitet

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin

17:24 | 18/06/2025
‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës
Aktualitet

‘Farsa në kuti’ po zhbën farsën e Berishës

16:51 | 18/06/2025
Next Post
Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë

Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë

KPK shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli

KPK shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Beirut

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Beirut

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Asllani pas ndeshjes: “Mëkat që nuk fituam”
Sport

Asllani pas ndeshjes: “Mëkat që nuk fituam”

by mirseda
18:38 | 18/06/2025
0

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Monterrey në Botërorin e...

Ndeshja e parë në Conference League, Vllaznia nuk luan në Shkodër

Ndeshja e parë në Conference League, Vllaznia nuk luan në Shkodër

18:24 | 18/06/2025
Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!

Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!

18:20 | 18/06/2025
Barcelona transferon portierin nga rivalët, nënshkruan kontratë 6-vjeçare

Barcelona transferon portierin nga rivalët, nënshkruan kontratë 6-vjeçare

18:17 | 18/06/2025
“Parashikimi i motit nesër: Reshje dhe temperatura”

“Parashikimi i motit nesër: Reshje dhe temperatura”

18:14 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com