Bota

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi


               Publikuar në : 21:37 - 24/01/20 B H

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave të shënuara nga tërmeti 6.8 ballë, që tronditi Turqinë mbrëmjen e sotme.

Qindra të tjerë raportohen të jenë plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën e tyre duke kontrolluar për të mbijetuar, në 5 godinat e shembura. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos hyjnë në shtëpi, nëse shohin se ka dëmtime të mëdha.

Një tjetër problem është ulja e temperaturave me orën që po kalon, teksa mediat vendase bëjnë me dije se temperaturat mund të bien deri në -7o C.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT