Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara ka treguar disa detaje nga jeta e saj bashkëshorte, gjatë kohës që jetonte në shtëpinë e ish-bashkëshortit.
E ftuar në emisionin “E Diell”, Eli Fara i kujton ditët e para të martesës së saj asokohe përmes disa episodeve.
“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, deklaroi këngëtarja.
Gjithashtu, ajo pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban.
Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha këtë përgjigje: “Kur u ndava”!
Eli Fara, 30 vjet më parë ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës, dhe tregoi se hartimi që i ka bërë më shumë përshtypje, ka qenë i një nxënësje që e përshkruante mësuesen Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.
“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje”, kujtoi Eli Fara.