pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisperabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgit1win giriş1winbetgit girişbetgitromabet girişromabetgameofbet giriş1winbetbey girişgameofbettambet girişbetbeyradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişMatbetPusulabetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rreziqe të mëdha nga shkurtimi i fondeve amerikane për mbrojtjen e Evropës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Jim Townsend “Foreign Policy”

Dy herë gjatë këtij muaji, administrata Trump shpalli dy lëvizje, për të zbutur kritikat se po e forcon praninë ushtarake amerikane në Evropë. Së pari, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të shkurtojë me më shumë se 770 milion dollarë investimet e destinuara për forcimin e aftësisë luftarake në Evropë. Por edhe për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus, në mënyrë që të devijojë fondet tek ndërtimi i një muri në kufirin SHBA-Meksikë.

Së dyti, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Gjermaninë. Kjo në pamje të pare, duket se rrit shpenzimet ushtarake gjermane, dhe zvogëlon pjesën e SHBA-së në barrën e mbrojtes ushtarake në Evropë. Por në realitet, shërben për ta dobësuar ushtrinë gjermane, teksa e ngarkon më tej SHBA-në. Në të dy rastet, humbëse janë pikërisht Shtetet e Bashkuara.

Projektet ushtarake, përfshijnë aspektet thelbësore të synimit amerikan, për të rindërtuar aftësinë e saj ushtarake për të luftuar në Evropë. Si ish-ndihmës i zv/sekretarit amerikan të Mbrojtjes, me mision në Evropë dhe NATO-s, kur Rusia e pushtoi Ukrainën në vitin 2014, unë nxita në çdo moment shtimin e forcave amerikane në Evropë. Kjo me synim shmangien e çdo agresioni të mëtejshëm nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Unë e di në vetë të pare, se sa thelbësore janë projektet në fjalë. E di ndërkohë fare mirë që eliminimi i tyre, u heq SHBA-ve mjetet e nevojshme ushtarake në rastin e një konflikti.

Këtu përfshihen magazinimi i municioneve, pistat për avionët luftarakë, bazat për forcat e operacioneve speciale, pajisjet e parashikuara për ngritjen e bazave ajrore etj.

Projektet që janë anuluar, nuk janë për bandat frymore të ushtrisë apo ndonjë berberhane. Ato kanë të bëjnë me mjete lufte, që do të duheshin në mënyrë urgjente në rastin e një konflikti. Frenimi i kundërshtarit, nuk ka të bëjë vetëm me synimin për të mbrojtur aleatët, por edhe aftësinë për ta bërë këtë.

Këto shkurtime fondesh, ia heqin këtë aftësi. Tërheqja ushtarake e SHBA-së nga Evropa në fund të Luftës së Ftohtë, e nxiti Putinin të pushtojë Gjeorgjinë dhe Ukrainën, si dhe të frikësojë aleatët e SHBA-së në rajonet nordike dhe balltike. Për të penguar më tej aventurizmin rus në këtë garë të madhe mes fuqive, lipset të rivendoset me shpejtësi aftësia e Shteteve të Bashkuara për të reaguar përkrah NATO-s.

Përveç sigurimit të fondeve për murin, shkurtimet e fondeve kanë të ngjarë të synojnë të ndëshkojnë aleatët e Amerikës, për premtimet e tyre të mbajtura ndaj NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale, presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës.

Në SHBA, qasja që aleatët evropianë të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen, është një pozicion i vjetër i të dyja partive të mëdha. Por ndërprerja e projekteve ushtarake thelbësore për aftësinë luftarake të SHBA në Evropë, vetëm sa e dëmton aftësinë e këtij vendi për të luftuar. Krahas këtyre shkurtimeve, administrata Trump po ushtron presion për një marrëveshje të keqe me Gjermaninë. Ajo ka një qasje të gabuar ndaj nevojës, që Berlini të shpenzojë më shumë për mbrojtjen.

Ky pakt, do të bëjë që eurot e gjermanëve të kalojnë në një fond të paqartë administrativ të NATO-s, duke kompensuar më shumë një pjesë të munguar të rolit amerikan, sesa duke qenë një investim shtesë për ushtrinë gjermane, që është e dëshpëruar për më shumë fonde për të mirëmbajtur anijet e saj në det dhe avionët në ajër.

Marrëveshja e lejon SHBA-në të pretendojnë arritjen e një fitore për ndarjen e barrës me Gjermaninë, pa e detyruar Berlinin të shpenzojë para atje ku duhen vërtet:tek ushtria gjermane. Të gjithë anëtarët e NATO-s, kontribuojnë me një përqindje të caktuar në fondin e përbashkët të aleancës (2.6 miliardë dollarë gjithsej në vitin 2019). Ai përdoret për të financuar kostot e drejtimit të organizatës, si dhe për ndërtimin e infrastrukturës në vendet aleate, që mund të kenë nevoja për forcat e NATO-s.

Kontributi në përqindje i secilit vend, bazohet në PBB-në e tij, dhe rinegociohet periodikisht. Përqindja amerikane është 22.1 dhe përqindja gjermane 14.8. Marrëveshja e arritur nga Trump, e detyron Gjermaninë të rrisë financimet në 15.9 për qind, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të kursejnë disa para.

Kjo i jep mundësinë administratës Trump të thotë se po “shtrydh” gjermanët në shpenzimet ushtarake, dhe po kursen njëherazi dollarë amerikanë. Nga ana e tyre, gjermanët janë në gjendje të thonë se po bëjnë më shumë për ndarjen e barrës, por me një kosto më të ulët sesa duhet të ishte. Kjo do të thotë që ata shpenzojnë shumë më tepër për ushtrinë gjermane, dhe jo për mbulimin e kostove administrative të NATO-s.

Bindja e Gjermanisë për të shpenzuar më shumë për faturat e energjisë elektrike në NATO, dhe më pak mbi forcën e saj luftarake, është një fitore e pakuptimtë. Nën Trumpin, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të nënvlerësojnë edhe qëllimet e veta, mjafton që kjo të nënkuptojë një “shuplakë” për Evropën.

Gara e madhe me Rusinë në Evropë është reale, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj shumë prapa në kohë, për të riparuar dëmin e shkaktuar nga gati 30 vjet neglizhencë. Paratë e përfituara nga investimet ushtarake amerikane në Evropë, i çojnë armët larg duarve të ushtrisë amerikane, edhe pse aty duhen më së shumti.

Dhe pretendimi për një fitore kryesisht simbolike ndaj Gjermanisë, që po heq para nga ushtria e saj për t’i çuar në administratën e NATO-s, vetëm sa e dobëson aftësinë e gjermanëve për të luftuar përkrah Shteteve të Bashkuara. Dhe një ushtri e dobët gjermane, vetëm sa i kalon më shumë barrën Shteteve të Bashkuara, pikërisht ajo që Trump po përpiqet të parandalojë./TIRANA TODAY

Tags: EvropësSHBA-MeksikëTrump

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Sot jepet vendimi, Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Përfundon “Albanian Effort 19”, Xhaçka: Stërvitje të tilla ndërtojnë fuqinë e Aleancës

Ambasada amerikane

Kërkesat për viza emigruese/ Ambasada Amerikane u vjen në ndihmë aplikuesve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndërtoi një kat pa leje në banesën e babait, arrestohet efektivi i Policisë së Sarandës

by mirseda
16:23 | 13/06/2026
0

Një punonjës i Policisë së Sarandës ka përfunduar në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet...

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes, Sekretari amerikan i Thesarit: Mund të mbyllet që këtë fundjavë

15:46 | 13/06/2026

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

15:34 | 13/06/2026

Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike, LVV siguron mandatin e 50-të në Kosovë

15:26 | 13/06/2026

Ronaldo: Ky brez do t’i japë shumë gëzim Portugalisë, synimi ynë mbetet titulli kampion bote

15:07 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com