Vera e re në fuçinë e vjetër
Sulmi i Rusisë në Ukrainë nxori në pah se Rusia ka treguar jo pak interes që të prodhojë në Shqipëri një ndjenjë proruse dhe antiamerikane. Nga debatet e fundit për oferat e “Gazprom” për të korruptuar Berishën, deklarata e Monika Kryemadhit se Basha dhe bashkëshortja e tij janë të infiltraur nga Rusia, shpallja non grata e diplomatëve rusë, debatet e kryeministrit Rama me ministrin Lavrov në Moskë e deri te raportet e SHISH për investime tek politikanë dhe media të veçanta. A ka patur Rusia një projekt për të realizuar skenarin e një kundërrevolucion të heshtur në Shqipëri?
Nga: Roland Qafoku
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të deklaratave të politikanëve dhe personazheve publikë me temë Rusinë dhe me objekt specifik sulmin e saj në Ukrainë. Kanë qenë mëse normale në masë të gjerë prononcimet, shkrimet e analizat që janë bërë kundër luftës, kundër Putinit dhe kundër sistemit diktatorial që ka mbjellë ai që tashmë quhet Hitleri i ri i planetit. Por habia ka ndodhur që jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në disa media, ndonëse në minorancë, autorë jo dhe aq anonimë, kanë marrë anë dhe kanë mbështetur habitshëm Rusinë, një qendrim kundrapedal të asaj që ka në përgjithësi shoqëria shqiptare. Ndërkohë, ajo që e ka kapërcyer këtë fokusim, por jo temën, janë deklaratat, akuza e kundërakuzat që politikanë të veçantë kanë bërë ndaj disa personazheve deri si aleatë të fshehtë të Rusisë, të cilët kanë ndihmuar në një formë apo tjetër ndjenjën proruse në Shqipëri. Dhe të qenit prorus në Shqipëri përkthehet hapur antiamerikanizëm, një tendencë në rritje gjatë kësaj kohe dhe me dukje të hapur që bëhet nga e njëjta dorë.
KUNDËR-REVOLUCIONI I HESHTUR RUS NË SHQIPËRI
Por pyetja shtrohet a ka në Shqipëri një ndjenjë pro ruse? Mund të themi që nuk ka, por duket qartë që Rusia e ka synuar këtë dhe rreziku është permanent. Është si një kundërrevolucion dhe kundërpërgjigje ndaj asaj që ndodhi në 1990 kur Shqipëria flaku komunizmin, përfqafoi lirinë dhe u kthye te aleati i saj stradegjik SHBA, nga e cila kishte siguruar shtetin e saj në 1919 dhe po prej saj themeloi shtetein e dytë të shqiptarëve më 2008 në Kosovë. Është një kundërrevolucion pa zhurmë dhe bujë që po gërryen si një mi skenën e politikë dhe medias pse jo edhe të shoqërisë shqiptare duke na rritur atë që kurrë nuk e kemi patur në zemër në traditën tonë kur kemi qenë të lirë: të qenit prorus dhe të qenit antiamerikan. Prandaj jo vetëm shteti, por edhe shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet se Rusia po lufton me stradegji të largët për të na goditur pikërisht atje ku kemi pikën më të fortë, ndjenjën proamerikane.
FAKTET QË RUSIA KA “MËSYMUR” SHQIPËRINË
Po përse kemi ardhur deri këtu dhe si po e arrin Rusia këtë? Ti marrim me radhë të gjithë kronologjinë e këtyre ngjarjeve që nxjerrin një konkluzion domethënës. Mjaftoi një deklaratë e ish-kryeministrit dh eish-presidenti Sali Berisha që marrëdhëniet Shqipëri-Rusi të viheshin në qendër të vëmendjes. Të enjten e 17 marsit duke dalë nga parlamenti, me plot entuziasëm që gjigandi TAP nisi punën, Berisha lëshoi edhe një silurë akuze ndaj atyre që sipas tij kishin synuar ta korruptonin për ta pengaur këtë projekt. Tha Berisha të enjten:
“I them mafies së George Sorosit, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe Europës, pasi isha i bindur se një darë gazi rus ndaj Europës ishte lajmi më i keq për Europën dhe Shqipërinë”.
Shteti rus nuk e la të kalonte pa përgjigje kjo deklaratë. Pronare në shumicën e aksioneve të gjigandit “Gazprom” me të ardhura rreth 100 miliardë dollarë në një vit, ajo bëri një deklaratë në formë pyetje vetëm një ditë më pas nëpërmjet ambasadës ruse në Tiranë. Me dy fjali, njëra dëftore dhe tjera pyetëse diplomatët rusë deklaruan më 18 mars:
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga “Gazprom” për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: Sa kërkoi zoti Berisha që as “Gazpromi” nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore?”
Berisha sërish reagoi këtë herë duke dhënë detaje për akuzën e tij si përpjekje ruse për të korruptuar. Berisha solli në vëmendje të diplomatëve rusë dhe opinionit pubolik se në këmbim të TAP-it rusët i kishin ofruar ndërtimin e disa projekteve ruse në Shqiëpri që do vinin pas një takimi të Berishës me presidentin e “Gazprom”. Por kjo akuzë dhe replikë me ambasadën ruse nuk mbeti i veçuar. Jo vetëm gazetarë dhe analistë dhanë mendimin e tyre por edhe politikanët nuk e lanë veten jashtë kësaj teme. Kulmi arriti nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që bëri deklarëtn më të fortë ndaj një politikani. Në emisionin “Dekalog” në RTSH 24, Kryemadhi e bëri njësh Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij me politikën ruse duke i quajtur bashkëpunëtortë të tyre. Tha Monika Kryemadhi:
“Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë….Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë prorusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”.
Ndonëse i zënë me dilemën do jetë apo jo më kryetar i PD, Lulzim Basha nuk reagoi për këtë akuzë, që është më e rënda që i është bërë në 18 vjet të karrierës së tij.
PRO-RUS PËRKTHEHET ANTIAMERIKANIZËM
Por sa e vërtetë është deklarata e zonjës Kryemadhi? A janë mbështetur këto të dhëna në fakte dhe prova dhe çfarë pasojash janë këto fakte nëse rezultojnë të vërteta. Zonja Kryemadhi ndonëse nuk mban statusin e Zonjës së Parë, bashkëshorti i saj është njeri me më shumë informacione në Shqipëri si president i Republikës. Dhe deklarat e saj në rastin më të keq nuk duhet të shpërfillet. Ndonëse në ritme jo të larta rritja e ndjenjës antiamerikane në Shqipëri në vitet e fundit është haptas një investim rus. Mbështetja amerikane ata e kanë parë gjithnjë si armën më të fortë që ka kombi shqiptar dhe nga SHBA kanë ardhur jo vetëm themelimi i dy shteteve me shqiptarë, por edhe gjithçka e mirë që lidhet me demokracinë dhe me zhvillimit e kombit. Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani në shtator 2021 bëri një deklaratë edhe më të fortë se kaq. Gjithçka lidhej me frymën antiamerikane të asaj kohe dhe te sulmet e paprecedenta ndaj ambasadores Yuri Kim, por që sipas tij kishin ardhur pikërisht nga Rusia. Tha ish-presidenti Nishani:
“Kam informacione për shkak edhe të detyrës si president i Republikës që lobe të ndryshme të huaja kanë financuar në Shqipëri një të përhapur një ndjenjë antiamerikane”.
Por a është kjo një betejë deklaratësh apo ka edhe efakte që ta kenë dalë mbi ujë? Më 26 shkurt 2020, Edi Rama vizitoi Moskën në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit të Shqipërisë si kryesuese e radhës së OSBE-së. Në takimin që pati me Sergey Lavrov mes tyre u shkëmbyen jo thjesht deklarata dhe kundërdeklarata, por ministri i Jashtëm rekordmen që e mban këtë detyrë prej 18 vjeëtsh provokoi me një frazë kur i tha Ramës se Shqipëria ishte e detyruar të bëhej pjesë e NATO-s. Tha Lavrov:
“NATO dhe BE ajo që nuk e lejon Tiranën zyrtare të ketë marrëdhënie të mira me Moskën. Shqipëria u dëtyrua të bëhej anëtare”.
Rama reagoi menjëherë nga kjo deklaratë dhe në sy i tha Lavrov se do ta përfshinte në CV-në e tij se e kishte korigjuar ministrin Lavrov. Tha Rama:
“Ne nuk jemi pjesë e NATO-s dhe aspirojmë për në BE sepse jemi të detyruar por sepse ne e kemi zgjedhur vetë dhe për këtë jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe”.
Ishte një replikë që nuk kaloi pa vëmendjen e medias ndërkombëtare. Njëkohësisht ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mbështeti fort reagimin e Ramës duke e cilëuar provokimin e Lavrov si një përpjekje që ti jepte leksione Shqipësisë. Në fakt, meraku dhe impenjimi rus në Shqipëri kishte disa vite që ishte rritur ndjeshëm. Në dhjetor 2016 pasi publikoi një libër për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë ambasadori, analisti dhe njohësi më i mirë i këtyre çështjeve, Shaban Murati, deklaroi për “Zerin e Amerikës” katër drejtime të frikshme që shteti rus po mësynte në Shqipëri. Tha Shaban Murati:
“Drejtimi i parë është provokimi ose inkurajimi i një antiamerikanizmi politik. Shqipëria është mbajtur si vend proamerikan, proeuropian, apo dhe disa pro të tjera. Rusët dy vitet e fundit janë përpjekur të nxisin zhvillimin e një rryme antiamerikane në Shqipëri. Në Shqipëri ka antiamerikanizëm dhe natyrisht shteti më i interesuar për këtë është Rusia. Së dyti, kemi një valë rusofilie në mediat shqiptare të pa parë gjatë 24 viteve të pluralizimit në Shqipëri. Eshtë një proces i cili për çdo njeri që ka një përvojë të gjatë në shtyp e ka shumë të lehtë të kuptojë prirjet, theksin e një gazete, apo një medie apo portali. Kjo rusofili e cila është bërë fenomen, nuk është aksidentale, mendoj që ka qenë dhe është e sponsorizuar nga Rusia, sepse asaj i intereson ngjallja e kësaj ndjenje falso të lavdisë, forcës së Rusisë, përpjekja për të përhapur panik, për të trembur publikun dhe orientuar atë drejt një pranimi të çdo veprimi agresiv që Rusia ka bërë që nga Krimea e deri në shtetet e tjera. Së treti, kemi fenomenin e qendrave studimore apo shoqatave jo qeveritare të cilat qarkullojnë me studime, teza e qëndrime që janë në rezonancë me qëndrimet ballkanike të Rusisë. Së katërti, ka një përpjekje për ringjalljen e një nostalgjie të vjetër për ish Bashkimin Sovjetik. Kjo nuk ka të bëjë me kulturën ruse apo sovjetike, por thjesht ngjallja e ndjenjave pro rusë, për krijimin e një klime të favorshme që të penetrohet me qëndrime e tezae në një farë mënyre të krijohet dhe klima për ndryshime të karakterit strategjik”.
Rreziku që Shaban Murati e proklamoi hapur rezultoi i saktë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë nisi një debat politik për ndikimin rus në Shqipëri dhe më 11 mars 2019 kryetari i SHISH Helidon Bendo raportoi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë pikërisht për ndikimin rus në Shqipëri. Seanca ishte me dyer të mbyllura por një kronikë speciale të gazetarit Muhamed Veliu në “Top Channel” zbuloi jo pak të dhëna sipas të cilit ky ndikim ka qënë në nivele jo të ulta dhe në një rast për ta ulur këtë sado pak shteti shqiptar kishte dëbuar dy diplomatë rusë të ambasadës në Tiranë. Raporti i gazetarit Veliu në “Top Channel” për ndikimin rus bëhej në tre drejtime. Raportoi gazetari:
“Drejtimi i parë lidhej pas marrëveshjes së Shqipërisë për instalimin e një baze të NATO-s në Kuçovë shikojmë një intensitet të tentativave për rritje të influencës ruse. Drejtimi i dytë lidhej me faktin që Rusia e ka trefishuar vitet e fundit numrin e bursave të plota dhënë për studentët shqiptarë. Drejtimi i tretë lidhej me aktivitetin e ambasadës dhe diplomatëve rusë në Tiranë”.
Por edhe më i fortë është raporti në ediconine lajmeve kur zyrtarë të inteligjencës shqiptare u shprehën për “Top Channel” se miliona dollarë ishin investuar nga Rusia për blerjen e mediave në Shqipëri dhe portale për të rritur ndjenën proruse sidomos që nga fushata elektorale parlamentare e vitit 2017. Më 20 mars 2019 ndodhi një ngjarje e paprecentë në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Diplomatja Ann Kavalec, e emëruar nga presidenti Dopnald Trump për të qenë ambasadore e SHBA në Tiranë nuk u miratua në senat dhe emri i saj u hoq nga lista pas dyshimeve se kishte hartuar një raport kundër Trump si i lidhur me Rusinë. Kavalec kishte drejtuar në DASH zyrën e SHBA për Rusinë dhe hamendësimet në atë kohë ishin të shumta. Në Shqipëri shkuan deri aty sa kundërshtarë politikë të PD-së thanë se ishte pikërisht lobimi i tyre që anuluan ardhjen e Kavalec në Shqipëri. As akuza dhe as hedhja poshtë e tyre nuk janë konfirmuar por hija e Rusisë në Shqipëri mbeti. Ndërkohë ndikimi rus në Shqipëri u bë pjesë e investigimevev të medias amerikane. Po në mars 2019 revista “Mother Jones” publikoi një investigim sipas të cilit Partia Demokratike në vitin 2017 kishte paguar lobistin amerikan Nick Muzin për të bërë lobim në sferat e larta të politikës amerikane. Nëpërmjet tij PD synonte të kontaktonte me politikanë të lartë të SHBA deri te presidenti Donald Trump për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri. Gazeta shkroi se pagesa prej 650 mijë dollarw të paguar nga PD ndaj Muzin vinin nga një kompani guaskë me pronarë rusë. Ky skandal është ende i hapur si për drejtësinë amerikane dhe atë shqiptare dhe ende nuk kemi një konkluzion nga institucionet zyrtare se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Por lidhjet e ngjarjeve dhe deklaratave me rusë janë të çuditshme. Më 31 teteor 2017 Sokol Gashi, një ish-drejtor nga më të rëndësishmit në strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë bëri një paralajmërin dhe delaratë të fortë për punën e shërbimeve të huaja kryesisht ruse në Shqipëri. Tha ish-drejtroi i SHISH:
“Shërbimet e huaja jo dashamirëse ndaj Shqipërisë janë ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe ne nuk kemi patur mundësi ti kundërpëgjigjemi”.
Dhe fjala ishte ekskluzivisht për shërbimin rus. Po çkishste ndodhur në vitin 2017? Përse pikërisht atë vit dhe përse impenjimi bëhej pikërisht zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017? Nga 18 shkurti deri më 18 maj të vitit 2017 Partia Demokratike protesoi me një çadër gjigande përpara kryeministrisë duke krijuar situatën më të çuditshme, më absurde dhe më me pasoja të pritshme negative për politikën shqiptare. Në fillim protesta u mor si një stil tipik i një opozite shqiptare që proteston dhe i bën presion qeverisë dhe kaq. Por situata mori një rrjedhë që nuk kishte ndodhur më parë duke krijuar një konflikt politik përpara zgjedhjeve me ultimatum që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe frika ishte se konflitki politik mund të shndërrohej një një konflikt të hapur social. Vetëm në momentet e fundit, i dërguari i Partive Popullore Evropiane, eurodeputeti gjerman Daviod McAllister propozoi një paketë që ndoshta nuk do ishte pranuar nga opozita nëse nuk do mbërrinte me urgjencë nga SHBA në Tiranë misionari Hoyt Brian Yee. Por çfarë kishte ndodhur që diplomacia evropiane dhe veçanërisht ajo amerikane të zbarkonte në Shqipëri për të zgjidhur një krizë që mund ta bënin edhe diplomatë që ishin me punë në ambasadën amerikane Tiranë? Pikërisht ato ditë kur në Tiranë fjala trazira dhe kaos po përdorej gjithnjë edhe më shumë, gazeta zyrtare ruse “Izvestia” dilte me një artikull kryesor me titull: Shqipëria në kufirin e shpërthimit. Ndërkohë disa televizione ruse jepnin edhe pamje live nga protesta. Kaq mjafton për të kuptuar jo vetëm tërheqjen e vëmendjes së madhe të Rusisë, por edhe impenjimin underground të saj në zhvillimet e politikës në Tiranë. Një shpërthim që asaj i nevojitej e lidhur sidomos edhe me ngjarjet në Kosovë kur Serbia po intesifikonte aq shumë projektet dhe planet e saj për të dëmtuar shtetin e Kosovës deri te opsioni i ndryshimit të kufijve. Rusia e ka synuar, por a ia ka arritur të krijojë një ndikim rus në Shqipëri? Minimalisht po, maksimalisht jo. Por ajo që duhet theksuar është se kemi qenë dhe vijojmë të jemi nën rrezikun rus.
NGA FAN NOLI TE EDI RAMA NË MOSKË
Mes Shqiëprisë dhe Rusië historia e marrëdhënieve ka qenë aspak miqësore. Derisa rusët kanë qënë aleatë të fortë të serbëve, kjo ka qenë përherë në kurriz të shqiptarëve sidomos atyre të Kosovës. Por përhapja e bolshevizmit në kontinent në fillim të shekulloit të kaluar solli ndikime edhe në Shqipëri. Ndonëse një figurë me përmasa shumë dimensionale në art, kulturë dhe kontribut në shtetformimin shqiptar, Fan Noli është futur në histori edhe si kryeministri që vendosi i pari marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në 17 shtator 1924 duke sjellë zemërimin e SHBA. Eruditi që ka një kontribut të jashtëzakonshëm në konfirmimin e pavarësisë së Shqiëprisë në konferencën e Paqes 1919 habiti dynjanë më 7 nëntor 1027 kur mbajti një fjalim në Moskë në 10 vjetorin e revolucionit bolshevik komunist. Miqësia komuniste 1945 deri në 1961 arriti aty sa shteti shqiptar u bë totalisht vasal i Moskës. Shqipëria u kthye në kufirin ekstrem perëndimorë të kampit komunist dhe Stalini dhe pasardhëit e tij e shikonin me rëndësi stradegjike vendin buzë Adriatikut. Pesë herë e takoi Enver Hoxha Stalinin në Moskë dhe prej tij nuk mori vetëm ndihma dhe shprehjen se “aq grurë sa kërkon Shqipëria në Rusi e hanin minjtë”. Mbi të gjitha Hoxha mori edhe modelin se si të bëhej diktator i pamëshirshëm dhe si të luftonte kundërstarët. Në maj-qershor 1959, kryeministri Nikita Hrushovi realizoi vizitën më të gjatë që një personalitet i huaj ka bërë në Shqipëri. Me 12 ditë qendrim dhe me një delegacion prej 250 zyrtarësh ai kuptoi që marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik po u vinte fundi. Dhe në fakt kjo ndodhi në dhjetor 1961 për të vijuar deri në 1990. Pas vitit 1990 rivendosja e marrëdhënieve nuk u përkthye si një rikthim dashurie. Pas rrëzimit të komunizmit Shqipëria zgjodhi natyralisht aleancë me Perëndimin dhe SHBA dhe Rusia nuk ishte dhe nuk u bë kurrë një vend me marrëdhënie normale. Në vitin 1993 kryeministri Aleksandër Meksi ishte i pari pas shumë dekadash nga Enver Hoxha që vizioi Moskën. Batutat e tij me homologun Viktor Çernomerdin kur i kërkoi që Shqipëria të blinte avionë luftarakë MIG se “Më parë më gjej armiqtë” është legjendare për të kuptuar se Shqipëria i kishte larë një herë e mirë duart me Moskën. Një larje që Moska e qan si me largimin në vitin 1961 nga baza e Pashalimanit, por edhe në këto vite kur kombi shqiptar ka zgjedhur të ketë aleat SHBA-në dhe jo Rusinë. /fjala.al