Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është rrëzuar aksidentalisht në rezidencën e tij, duke lënduar kokën.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur të hënën, teksa presidenti ka rrëshqitur në banjo duke lënduar seriozisht kokën.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat vendase bëjnë me dije se presidenti është mbajtur një natë në vëzhgim dhe më pas ka dalë nga spitali ditën e martë.
Kujtojmë se 64-vjeçari shtatorin e kaluar ishte në një gjendje shëndetësore mjaft kritike për jetën, pasi sulmit me thikë.