UFC që pas debutimit në boks të Conor McGregor ka marrë një vëmendje më të madh. Javën e fundit sulmi që bëri luftëtari irlandez ndaj autobusit ku ishin kundërshtarët e tij që do të luftonin për titullin kampion bote mori vëmendjen e të gjitha mediave. McGregorit iu hoq titulli kampion pasi nuk kishte zbritur në kafaz për një kohë të gjatë dhe kjo e nervozoi shumë irlandezin i cili kërkoi të përballet në rrugë me pretendentin rus Khabib Nurmagomedov.
Ky i fundit u shpall kampion bote në artet marciale mikse në Brooklyn të New Yorkut përballë Al Iaquintas, për peshën pulpë. Pasi hipotekoi titullin luftëtari rus është kthyer në vendlindjen e tij, në Dagenstaint, ku është pritur nga një numër i madh mbështetësish si ç’kishte folur shumë dhe ai më parë.
Kampioni i ri i peshës së lehtë të UFC është mbytur nga numri i madh i tifozëve që e prisnin teksa doli nga avioni në aeroportin Uytash në Makhachkala të hënën. Normagomedov mori edhe kohën të përshëndeste bashkëkombësit e tij në rusisht.