Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rregullat që duhet të ndjekë personeli i Shtëpisë së Bardhë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rregullat që duhet të ndjekë personeli i Shtëpisë së Bardhë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ka zakonisht shumë zhurmë mbi atë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Dhe kjo gjë ka kuptim, pasi presidenti amerikan mban sot postin më të fuqishëm në botë. Vëmendje ka edhe mbi personelin e administratës, që e ndihmon presidentin  në përmbushjen e premtimeve të fushatës.

Por në Shtëpinë e Bardhë shërbejnë edhe rreth 100 persona që merren me mirëmbajtjen e ambienteve dhe gatimin. Ata i nënshtrohen disa rregullave strikte, dhe pavarësisht prestigjit të të punuarit në shtëpinë më të famshme dhe të pushtetshme të botës, gjërat për ta nuk janë aq të lehta.

Kështu, stafi që merret me përgatitjen e ushqimit duhet të jetë në gjendje të ndryshojë menutë në minutën e fundit, të shtrojë një tryezë elegante dhe plot hijeshi,madje edhe të kujdeset për kosheret me bletë që ka Shtëpia e Bardhë.

Kosherja e parë u vendos aty në vitin 2009, me urdhër të shefit ekzekutiv të Shtëpisë së Bardhë. Bletët ndihmojnë në pjalmimin e bimëve në kopsht. Gjithashtu kuzhinierëve u duhet të punojnë me orare të gjata, gjatë përgatitjes për shumë ngjarje me rëndësi që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë administratës Regan, shefi i kuzhinierëve Roland Mesnier kalonte shumë kohë me Zonjën e Parë Nensi Regan duke përzgjedhur ëmbëlsirat që do të servireshin.Ndërkohë, parashikimi i nevojave të presidentit dhe familjes së tij kërkon shumë vëmendje dhe përpjekje.

Por një lloj përgatitje nuk mund të ndodhë brenda natës. Edhe një transferim relativisht i zakonshëm i administratave presidenciale, mund të nënkuptojë shumë konfuzion. Që të shmangen ato,kreu i stafit përdor një numër manualesh për njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Disa prej tyre janë të rezervuara për presidentin dhe zonjën e parë, dhe përmbajnë një listë të stafit, rregulla për ato që mund të ndryshojnë dhe një hartë të detajuar të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë stafi ka qasje në manualet e tyre,ku informohet mbi familjen e re që po hyn në Shtëpinë e Bardhë.

Mbajtja e gjithçkaje në vendin e duhur në këtë shtëpi gjigante kërkon zgjim në orët e para të mëngjesit, punë me orë të tëra dhe nganjëherë qëndrim zgjuar deri natën vonë për të përgatitur gjërat që duhen për ngjarje të mëdha.

Por ka raste kur presidenti zgjedh të luajë bashkë me ndonjë pjesëtarët të stafit. Kështu, presidenti Riçard Nikson luante shpesh bulling me pjesëtarin e stafit të kuzhinës Frenki Bler. Pozitiv është fakti që ata paguhen shumë mirë.

Për shembull, stafi merr një pagë jashtë orarit me vlerën e rreth 19 viteve pune. Ndërkaq disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë janë miqtë zyrtarë të presidentit. Barak Obama kishte shumë miqësi me shërbëtorin e tij Rexhi Lav. Atau njohën që në vitin 2006 kur Obama ishte senator.

Administratat presidenciale, janë në përgjithësi shumë të shqetësuara për etikën. Për këtë qëllim, disa presidentë kanë pasur ekipe të tërë njerëzish që i këshillojnë ata për çështje etike. Gjatë administratës së Obamës, Norm Ajzen punoi këshilltar i presidentit për etikën.

Ndërkohë, stafi i Shtëpisë së Bardhë mësonte të trokiste gjithmonë para se të hapin derën.

Kjo për të shmangur episode të sikletshme. Kështu, në vitin 1981 njoftuesi Skip Allen, po shkon t’i dorëzonte disa letra presidentit Regan. Ai e gjeti atë duke dalë nga dushi, pa u munduar që të mbërthente një peshqir rreth vetes.

Ndërkohë, shumë punonjës të Shtëpisë së Bardhë duhet të punojnë nën masa serioze të sigurisë. Anëtarët e Shërbimit Sekret janë praktikisht kudo. Gati gjithçka që vendoset në Shtëpinë e Bardhë shqyrtohet me kujdes.

Por, është gjithashtu e vërtetë se Shtëpia e Bardhë ndonjëherë mban një ekip snajperash shumë të trajnuar mbi çatinë e rezidencës. Edhe shërbëtoret dhe personeli tjetër i qëndrimit janë trajnuar për masat e sigurisë. Pasi nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë.

Në vitin 2011 një shërbëtore vuri re xhamin e thyer të një dritareje dhe një copë betoni të dëmtuar në Ballkonin Truman, me pamje nga lëndina jugore e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo raportoi direkt shërbimin sekret, që pas një hetimi arriti në përfundimin se dikush kishte qëlluar drejtpërdrejt me armë mbi Shtëpinë e Bardhë disa ditë më parë. Stafi,por edhe vetë presidentët duhet të mos harrojnë se operojnë brenda një pallati që është mbi 200 vjeçar. Jo vetëm kaq, por Shtëpia e Bardhë është një pjesë aq e rëndësishme e historisë dhe kulturës amerikane, saqë ka statusin e një muzeu.

E gjitha kjo, i bën edhe gjestet më të thjeshta të vështira,qoftë edhe lëvizja e një karrigeje është më e ndërlikuara nga sa mund të mendohet. Disa objekte, si karriget në dhomën historike blu të Shtëpisë së Bardhë, janë kaq të vjetra dhe me rëndësi historike, saqë menaxhohen dhe lëvizen fizikisht nga stafi i kuratorëve, ose nga punonjësit me përvojë.

Shumica e stafit përpiqet që të mos merret me politikë. Ata presin të punojnë për disa administrata dhe për shumë vite, ndaj është shumë e rrallë që ata t`a shprehin me zë të lartë pikëpamjet e tyre politike. Por stafi i ri politik mund të ketë dyshimet e veta mbi personelin që ka shërbyer për një kohë të gjatë. Kështu, kryes-shërbëtorja Anxhela Reid u shkarkua shumë shpejt pasi Donald Trump mori detyrën si presidenti i 45-të i SHBA-së.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/301492/rules-white-house-staff-have-to-follow/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: personeliRregullashtepia e bardhe

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë, më shumë të shëruar se sa të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Rama dhe Millosheviçi, dy mirëbërësit e Kosovës

Rama dhe Millosheviçi, dy mirëbërësit e Kosovës

Franca regjistron rastin e parë me koronavirusin e ri

Franca regjistron rastin e parë me koronavirusin e ri

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com