Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rrëfimi prekës/ Infermierja: Ndonjëherë shpresa e vetme e pacientëve jemi ne

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rrëfimi prekës/ Infermierja: Ndonjëherë shpresa e vetme e pacientëve jemi ne

Aneada Lleshi, ashtu si shumë mjekë e infermierë të tjerë nuk e kishte menduar kurrë se pa mbushur një vit nga momenti kur veshi për herë të parë bluzën e bardhë do të përballjen me një pandemi si kjo që po jetojmë.

Në një intervistë për “abcnews.al” Aneada e cila punon si infermiere në spitalin Covid-2 (Shefqet Ndroqi), tregon momentet e vështira në punën e saj.

Çdo ditë ajo kujdeset për pacientet me Covid-19, por trysnia dhe frika e orarit të punës e “përndjek” edhe pas mbarimit të saj.

Megjithatë ajo shprehet e bindur se nuk do ta linte kurrë profesionin e saj, pavarësisht sfidave të vështira.

Ajo tregon ankthin që përjetoi në momentin kur bëri tamponin për shkak se kishte pasur kontakt me një të prekur dhe frikën me të cilën jeton tashmë edhe familja e saj.

-Sa kohë ke që ushtron profesionin e infermieres?

Kam që në dhjetor të vitit të kaluar e deri tashmë që ushtroj profesionin tim!

-Rreth 140 ditë më parë u hasët me një sfidë të pazakontë atë të Covid-19. Cila qe gjëja e parë që të erdhi në mendje?

Nuk e di ishte një ndjenjë e papërshkruar në momentin, kur mora vesh që një rast ishte shfaqur në urgjencën e spitalit tonë. Asgjë veçse më rrodhën dy pika lot e me shpirt dhe me mendje isha tek familja ime, kisha ata në mendje gjatë gjithë kohës pa menduar aspak për veten time!

– A ka pasur ndonjë moment në këto tre muaj që ke dashur të heqësh bluzën e bardhë?

Jo kurrë se kam menduar, e dashuroj profesionin tim, por ama këto kohë të fundit që ne jemi kthyer Covid-2 kur shoh pacientët qe kanë aq shumë nevojë dua të bëhem e fortë për ta përballuar.

-Si e priti familja jote përballjen me këtë sëmundje të panjohur?

Shumë të trembur dhe në të njëjtën kohë të tronditur. Kur kam bërë tamponin për herë të parë pasi kisha pasur kontakt me një person të infektuar, atë natë as unë dhe po ashtu dhe mami s’kemi vënë gjumë në sy.

-A u distancove prej tyre nga frika se mund të ishe bartëse e virusit?

Po në fillim po haja vetëm, flija vetëm çdo gjë e imja ishte e ndarë, u mundova të mos kem asnjë kontakt me ata dhe pa diskutim në çdo moment në shtëpi apo kudo që do më duhej të dilja mbaja maskën!

– Cili ka qenë momenti më i vështirë i punës në këto tre muaj?

Moment i vështirë të tregohem e sinqertë është në çdo kohë.

Unë dhe kolegët e mi çdo moment kemi çaste të vështira sepse vetë situata është e tillë sepse çdo çast duhet të jemi aty pranë pacientit në momentin e parë që na thërrasin sepse frika atyre nuk e mposht dot sëmundjen!

– Çfarë ndjesie është të jesh në shërbim të pacientëve që përveç sëmundjes, përballen edhe me frikën nga vdekja?

Ndjesinë s’di si ta quaj në fakt un mendoj që është më shumë se lumturi kur ata na shohin në sy me shpresën për të jetuar dhe kur ata s’kanë më fuqi. Sado një fjalë e jona dhe një përkëdhelje aty ju duket sikur ne çfarë i kemi falur dhe famlijarizohemi aq shume me ata, dhe ne mundohemi t’i falim sadopak që ju mungon!

– Si është dita jote tashmë jashtë orarit të punës, a është e vështirë të kthehesh në rutinën tënde dhe të largosh mendjen nga momentet e vështira në punë?

Dita ime tashmë varet nga puna. Por me atë çfarë shohim atje vështirë të largoj mendjen, lodhemi akoma dhe më shumë, përpos lodhjes aq të madhe fizike por ajo shpirtërore na mundon shumë sepse kur kemi raste që nuk arrijnë ta luftojnë sëmundjen frika dhe lodhja shtohet akoma më shumë dhe mendja vështirë të largohet nga rutina e punës. /abcnews.al

Tags: infermierekoronavirusrrëfim

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”
Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave
Aktualitet

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
Next Post
Zbulohet se kur do mbahet Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Zbulohet se kur do mbahet Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë

Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë

Kontrolle në autostradën Fier-Vlorë/ Hiqen 11 patenta, vendosen 35 gjoba

Kontrolle në autostradën Fier-Vlorë/ Hiqen 11 patenta, vendosen 35 gjoba







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com