Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfimi i Josës: Nga rikthimi i Tiranës tek dënimi i Skënderbeut

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi i Josës: Nga rikthimi i Tiranës tek dënimi i Skënderbeut

Mirel Josa është rikthyer të flasë për ekipet e kampionatit shqiptar që ka drejtuar Tiranën dhe Skënderbeun. Ai është ndër të parët që zgjodhi të punojë në Kosovë edhe pse nuk ë njihte shumë atë ambient, por eksperienca e madhe që ka fituar me korçarët në Europë ia bën më të lehtë punën si trajner në çdo kampionat.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Josa ka rrëfyer eksperiencën e re te Prishtina, ka dhënë mendimin e tij për ekipet e Skënderbeut, Tiranës, Vllaznisë dhe Teutës, ndërsa në fund nuk lënë pa komentuar edhe transferimin e Abazajt te Anderlehti. Ai shprehet se Abazaj ka bërë vetëm një hap drejt suksesit, pasi tashmë duhet të luftojë për t’u mos rikthyer në Shqipëri.

“Në mesin e muajit gusht më erdhi një ofertë nga drejtuesit e Prishtinës, për të marrë drejtimin e kësaj skuadre. Kisha parë përpara se të mbërrija në Kosovë se çfarë përfaqësonte klubi i Prishtinës në këtë vend dhe prandaj nuk u mendova më gjatë për zgjedhjen time.

Fillimisht ambienti nuk ishte i njohur për mua edhe pse i njihja disa prej futbollistëve të Prishtinës. Dua të pranoj që më rezultoi më mirë nga çfarë e prisja. Shpeshherë kthehem në Tiranë, duke parë edhe kohën që kemi për përgatitjen që kemi për ndeshjet. Faktikisht kohët e fundit kemi qenë të mbingarkuar me ndeshjet e Kupës dhe kampionatit.

Që nga momenti që u shkëputa nga Tirana, nuk kam pasur më kontakt me atë klub. Kjo është mënyra ime e të punuarit, pasi dua të lë të qetë personat e tjerë që drejtojnë atje. Kthimi i Tiranës në Superiore është një ogur i mirë pasi ky ekip atje e ka vendin. Tashmë ajo duhet të pretendojë për kampionat, ndërsa klubi duhet të zgjidhi problemet e mbartura që ka, sepse mund të shkatërrojnë kampionatin.

Skënderbeu ka pasur probleme në fushën ligjore edhe më parë, por tashmë janë rihapur. Ndiej keqardhje për këtë dënim që ka marrë ekipi, pasi dënimin nuk po e merr individi por klubi. Në CAS janë disa gjëra që nuk janë në dorën tonë, por gjatë kohës kur unë isha trajneri i Skënderbeut, jam marrë vetëm me drejtimin e këtij ekipi. Mund të them se korçarët e kanë fituar një betejë ligjore, teksa kthyen titullin kampion që ne donin të na hiqnin. Shpresohet të vazhdohet në këtë rrugë edhe me çështjen e UEFA-s, pasi ai dënim do të ishte katastrofik për klubin. Sa i përket të ardhmes time, mendoj se do të vazhdoj të jem pjesë e ekipit të Prishtinës dhe do të diskutoj sërish me drejtuesit për vazhdimësinë.

Kam punuar si te Vllaznia dhe Teuta dhe mund të them se po përjetojnë një moment vërtet shumë të vështirë. Shkodranët i kanë lojtarët për të qenë sa më mirë në renditje, ashtu si edhe Teuta. Por tashmë jemi në këtë moment ku së bashku me Kamzën, po flitet për mbijetesën. Këtë situatë e kam kaluar edhe unë më parë te Tirana, por unë e kisha parashikuar momentin tim të vështirë.

Abazaj ka qenë një lojtar që unë e kisha parë kur luante në Gjirokastër dhe më ka bërë përshtypje në ndeshjet e para. Ai e ka bërë hapin dhe kjo falë edhe menaxhimit të tij, pasi fillimisht u ble nga Skënderbeu. Mund të them se ky lojtar ka kaluar te Anderlehti falë menaxhimit, por edhe falë bindjes së tij personale pasi shkoi te Luftëtari vetëm për provë, duke kaluar një sërë peripecish në karrierën e tij. Për të bërë një krahasim e shoh Abazajn si Latifi, por ai duhet të bëj kujdes, pasi ky është hapi i parë për të përfunduar te Anderlehti, tashmë duhet të luftojë për t’u mos rikthyer në Shqipëri si shumë tjerë”, është shprehur Mirel Josa.

Tags: AbazajtdënimiMirel JosësrrefimishperthimiSkenderbeutTirana

TË LIDHURA

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja
Sport

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave
Sport

Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave

19:42 | 03/07/2025
Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin
Sport

Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin

17:41 | 03/07/2025
Next Post
Odise Roshi shënon supergol në Rusi, ky ishte goli i parë (Video)

Odise Roshi shënon supergol në Rusi, ky ishte goli i parë (Video)

Kokëdhima: Rama i dinte kriminelët në PS, Tahiri nuk duhej futur në Kuvend

Kokëdhima: Rama i dinte kriminelët në PS, Tahiri nuk duhej futur në Kuvend

“Për Icradin nuk vë dorën në zjarr, por kemi dhe tre vite kontratë”

“Për Icradin nuk vë dorën në zjarr, por kemi dhe tre vite kontratë”

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com