Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rrëfimi i babait: Djemtë e mi, bien dhe zgjohen të uritur

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Ebu Kasim, i cili ngeli i papunë për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga kequshqyerja si pasojë e bllokadës së Gutës Lindore nga regjimi i Bashar al-Asadit, përpiqet që të ngopë barkun e fëmijëve të tij duke shitur ato që i gjen në mbeturina.

Afro 400 mijë civilë luftojnë me urinë dhe sëmundjet e paraqitura si pasojë e rrethimit të regjimit të Asadit në rajonin e Gutës Lindore në afërsi të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

“Derisa në rajon thellohet kriza humanitare, familjet nën rrethim përjetojnë ditë të vështira. Ebu Kasim, i cili për të ngopur barkun e fëmijëve të tij i shet gjërat që ka mbledhur nga mbeturinat, për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme, urisë dhe humbjes së madhe në peshë, përballet me probleme serioze shëndetësore”-Anadolu Agency

Ai më parë punonte si mjeshtër i pllakave, ndërsa iu përkeqësua gjendja financiare si pasojë e mos gjetjes punë për shkak të shëndetit. 42 vjeçari Ebu Kasim, pret një dorë që do i vijë në ndihmë familjes së tij.

Në deklaratën për Anadolu Agency (AA) ai thotë se: “Për çdo ditë, me fëmijët konsumojmë gjysmë vakti ushqim. Gjysmë vaktin e gjejmë nga shitja e plastikëve të mbledhura. Dy fëmijët e mi flenë të uritur dhe zgjohen të uritur. Kemi shitur gjithçka në shtëpi. Gjendja ime shëndetësore çdo ditë shkon duke u përkeqësuar. Kam ardhur në një gjendje të mos mundem të nxjerr ujë nga pusi i shtëpisë”.

Duke theksuar se e gjithë Guta Lindore përjeton ditë të vështira, Ebu Kasim tha se ka nisur të mos gjej edhe plastikë në mbeturina.Rana, vajza e vogël e Ebu Kasim-it, duke u pikëlluar për gjendjen e tij, vazhdimisht e mbështet atë.

“Mendova të bëj vetëvrasje për shkak të gjerave që po përjetoj, megjithatë hoqa dorë. Lutem të jem prej atyre që durojnë”, u shpreh Ebu Kasim, duke shtuar se me vështirësi ka shpëtuar nga depresioni i përjetuar.

1 gotë qumësht kushton 1 mijë lira siriane

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetarët e AA-së në Gutën Lindore, në rajonet ku konsumohet ushqimi për fëmijë, 1 gotë qumësht shitet për 1 mijë lira siriane (rreth 1.5 euro).Një kilogram oriz shitet për afro 3 mijë e 600 lira siriane (rreth 6 euro), ndërkaq një kilogram sheqer shitet për 2 mijë e 600 lira siriane (rreth 4 euro).

Në Gutën Lindore, e cila gjendet nën kontroll të opozitarëve, jetojnë afro 400 mijë civilë prej të cilëve gjysma janë fëmijë. Në kundërshtim me marrëveshjen në Astana ku Guta Lindore u shpall si “zonë jokonfliktuale”, regjimi i Asadit, garantues i së cilit ishte Rusia, ka 9 muaj që ka intensifikuar bllokadën ndaj rajonit në fjalë.

Në rajonin ku është thelluar kriza humanitare, ka mbi 600 raste urgjente dhe mijëra të sëmurë të tjerë të cilët presin të evakuohen. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë ose të sëmurë me kancer në faza të avancuara. Shumë foshnje dhe fëmijë nga Guta Lindore humbën jetën si pasojë e urisë dhe mungesës së ilaçeve.

Tags: babaibiene mifemijetrrefimiurituzgjohen

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Sarandë, mbetjet spitalore hidhen në koshat e plehrave

Sarandë, mbetjet spitalore hidhen në koshat e plehrave

Burgjet me drejtorë të rinj; Përgatitet terreni për “peshqit e mëdhenj”

Burgjet me drejtorë të rinj; Përgatitet terreni për “peshqit e mëdhenj”

(Video) Protestë kundër gjuhës shqipe

(Video) Protestë kundër gjuhës shqipe

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com