Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rrëfehet gazetari që raportoi shpërthimin e eksplozivit: Ja tmerri që pashë me sy

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Rrëfehet gazetari që raportoi shpërthimin e eksplozivit: Ja tmerri që pashë me sy

Paraditen e sotme kryeqyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili ndodhi vetëm 100 metra larg Liceut Artistik, shumë pranë Institutit të Higjienës.

Ishte ora 10:30 e mëngjesit,  kur nga një servis celularësh u dëgjua një zhurmë e fuqishme aq sa vala e shpërthimit shpërndau xhamat e servisit përreth zonës.  

Nga ky shpërthim mbeti i plagosur rëndë 34-vjeçari Gentian Hoxha për të cilin dyshohet se montonte mina me telekomandë.

Tirana Today mundi të xhironte në kohë rekord ngjarjen, pasi gjithçka ndodhi para syve të gazetarit Laert Miraku, i cili ia hodhi paq shpërthimit.   

Gazetari rrëfen për redaksinë gjithë dinamikën e ngjarjes.

Rrëfimi i gazetarit të Tirana Today: 

Isha duke lëvizur me biçikletë dhe po kaloja në një rrugë që e bëj çdo ditë. Gjithçka ishte e qetë, por papritur dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe para syve të mi fluturojnë xhamat në ajër duke arritur në krahun tjetër të rrugës.

Fillimisht pashë të dilte tym nga dyqani i celularëve. Të gjithë kalimtarët dhe njerëzit që punonin dhe jetonin u hutuan dhe për një moment u larguan.Pastaj filluan të flisnin me njeri tjetrin nëse kishte njeri brenda në dyqan apo jo. Dy nga persona që kishin bizneset ngjitur me të pohuan se panë djalin të futej por që nuk kishte dalë.

Për rreth tre minuta askush nuk guxonte të futej në dyqan. Nga jashtë nuk duhej asgjë vetëm tym i zi. Një burrë rreth të 50-ve u fut i pari brenda dhe u tha të tjerëve që është njeri i shtrirë dhe i gjakosur por është akoma gjallë.

Në atë moment janë futur tre persona brenda dhe kanë nxjerrë prej aty trupin e Gentian Hoxhës. Ai ishte i mbuluar nga gjaku dhe bloza.

Në momentet që po dilte dukej se ishte një trup i djegur po nga lëvizjet e kokës duket se kishte shenja jete.

Ajo që u vu re menjëherë ishte gjaku në fytyre dhe se i ishin këputur gishtat. Fytyra e tij ishte e nxirë totalisht nga tymi dhe gjaku.

Në njërën këmbe i ishin grisur xhinset. Gentiani nuk nxirrte zë, afronte duart rreth gjoksit, ku dukeshin qartë se ishin këputur gishtat.Personat që e nxorën nga dyqani e shtrinë në trotuar dhe u munduan të largonin sa më shumë njerëzit. Shumica e të pranishmëve u tronditen shumë dhe u larguan të tjerët rrinin dhe shihnin.

Rreth 5 minuta pas shpërthimit erdhi në vendngjarje makina e parë e policisë e cila fillimisht u kërkoi njerëzve të rrinin sa më larg vendit të ngjarjes. Ndërsa 10 minuta më pas zbarkoi në vendngjarje edhe ambulanca e cila mori dhe të plagosurin.

Në atë moment njeriu e ka të vështirë të jetë i kthjellet të bëjë detyrën e gazetarit që të raportojë ngjarjen kur i shpëtoi paq një vdekje të sigurt nga xhamat që fluturuan në ajër dhe u përplasën në lokalin që ndodhej në krahun tjetër të rrugës.

Në momentet e para kur të gjithë po largoheshin bëra fotot e para nga larg. Më pas u afrova më shumë.

U ndjeva pak keq për shkak të rrethanave, se isha i detyruar të filmoja me celular. Njerëzit menduan se isha thjesht kureshtar dhe videon po e realizoja për qëllime personale.

Në ato momente bëra detyrën time si gazetar.  Mora në telefon kryeredaktorin e Tirana Today dhe raportova mbi ngjarjen.

Bëra  foto dhe një video të vogël.

Tregova që shpërthimi ishte i fuqishëm dhe duhet të ishte patjetër lëndë eksploziv. Pas shpërthimit ndjeva aromën e tritolit të djegur.

Kam jetuar pranë një zonë ushtarake dhe kam njohuri mbi barutin, tritolin dhe nitroglicerinën.

Menjëherë raportova se ishte shpërthim me eksploziv dhe nuk e pranova deklaratën e parë të policisë së ishte shpërthim i një bombole gazi.

Pas 2 orësh u riktheva sërish në vendin e ngjarjes dhe pashë që e gjithë rruga “Qemal Guranjaku” ishte e bllokuar nga policia dhe nuk lejohej qarkullimi i makinave dhe njerëzve. Pasi bëra raportimin falënderova Zotin që shpëtova paq nga ai shpërthim.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: eksplozivitgazetariJa tmerripashëraportoiRrëfehetshperthiminsy

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
Rrëfimi i Ancelottit: Bayerni më pengon për kombëtare; Milani, VAR, Napoli…

Rrëfimi i Ancelottit: Bayerni më pengon për kombëtare; Milani, VAR, Napoli...

CIES: Strakosha dhe Hysaj, xhevahiret e kombëtares shqiptare

CIES: Strakosha dhe Hysaj, xhevahiret e kombëtares shqiptare

Rama mban fjalim para artistëve, deputeti i LSI-së: Vetëm show

Rama mban fjalim para artistëve, deputeti i LSI-së: Vetëm show







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com