Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ronaldo: “Nuk kisha atlete të stërvitesha, por e dija që do bëhesha futbollist i madh” (Foto/Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Ronaldo: “Nuk kisha atlete të stërvitesha, por e dija që do bëhesha futbollist i madh” (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo është hapur për të kaluarën e tij duke shkruar një letër për fëmijërinë dhe fillet e tija në futboll që është publikuar nga The Players’ Tribune.

“Babai im ishte ekonom në CF Andorinha, ai vazhdimisht më inkurajonte që të shkoja dhe të luaja për ekipin e të rinjve. E dija se kjo do ta bënte krenar, prandaj shkova, më pëlqeu dhe u përfshiva në klub dhe në ndjenjën e fitores”, ka treguar ai.

Derisa tani përfiton miliona, kur ishte i vogël, familja e CR7 kishte vështirësi financiare, ashtu që ai nuk mund të blinte as atlete të reja.

“Është e vërtetë se në atë kohë nuk kishim shumë para. Jeta në Madeira nuk ishte e lehtë asokohe, luaja me atlete të vjetra që mi jepte vëllai ose i huazoja nga kushërinjtë e mi. Kur je fëmijë, nuk të interesojnë paratë”, ka rrëfyer 32-vjeçari më tej.

Është e mahnitshme kur një futbollist që ka fituar thuajse çdo trofe më shumë se dy herë, vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj punës së madhe dhe kërkon vazhdimisht suksese të reja. Portugezi thotë se këtë veçori e ka pasur që nga fëmijëria.

“Pas 400 ndeshjesh me Real Madridin, triumfi është akoma ambicia ime më e madhe. Është gjithçka për mua dhe mendoj se kam lindur i këtillë, megjithëse ndjenja e fitores ka ndryshuar, sepse tash jam në një tjetër kapitull të jetës”, ka deklaruar futbollisti.

Suksesi i Ronaldos u vërejt në kampionatin portugez, kur Sportingu e përfshiu në ekipin e parë kur ai ishte akoma adoleshent dhe menjëherë u vërejt se ishte fjala për një talent të jashtëzakonshëm. Në fakt, procesi i zhvillimit të tij kishte nisur më herët, qëkur kishte shkuar te akademia e këtij klubi në moshën 11 vjeçare.

“Isha 11 vjeç në ditën kur shkova nga ishulli në Akademinë e Sportingut. Ishte periudha më e vështirë në jetën time, por e mbaj mend shumë mirë”.

Rezultate imazhesh për cristiano ronaldo me djalin

“Duket e pabesueshme, mirëpo djali im, Cristiano Jr, i cili tash është shtatëvjeçar… është e vështirë të imagjinohet se si do të ndihesha nëse pas katër vitesh do t’ia pakoja gjërat që ai të nisej për në Londër ose në Paris”, ka thënë lojtari.

“Kur isha 15 vjeç, iu drejtova disa bashkëlojtarëve të mi në stërvitje. E mbaj mend shumë mirë. U thashë atyre: ‘Një ditë do të bëhem më i miri në botë’”, është rrëfimi i tij për kohën te Sportingu dhe ambiciet e mëdha të anësorit të famshëm.

Kanë kaluar tetë vjet prej se Ronaldo luan te Los Blancos dhe ai ka arritur suksese të jashtëzakonshme me klubin Spanjoll, duke thyer rekord pas rekordi dhe duke shkruar emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Rezultate imazhesh për cristiano ronaldo manchester

Në këtë rrëfim, lojtari më i mirë i Realit ka treguar se me arritjen në Estadio Santiago Bernabeu e ka përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë, pasi gjithmonë kishte dashur të luante për Mbretërit.

Rezultate imazhesh për cristiano ronaldo

“Gjithmonë e kam admiruar Real Madridin dhe isha i gatshëm për një sfidë të re. Doja të fitoja trofe në Madrid, të thyeja çdo rekord dhe të bëhesha legjendë e klubit”, ka deklaruar Ronaldo, i cili tashmë e ka bërë këtë.

“Mirëpo, ajo që ka më së shumti rëndësi për kohën time në Madrid dhe ajo që do t’ua them nipërve të mi kur do të jem 95 vjeç, është ndjenja e ecjes në fushë si kampion duke mbajtur për dore djalin tim. Shpresoj që ta bëjmë sërish”, kështu e mbyll shkrimin e tij Ronaldo. /Titana Today/

https://www.youtube.com/watch?v=PZMRTKqVnMw&ab_channel=LucasMendesdeCarvalhoCR

https://www.youtube.com/watch?v=2sJKHj2YVHc&ab_channel=AshStudio7

Tags: (FOTO+VIDEO)atletefutbollistkishamadhronaldostërvitesh

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Majlinda Bregu, për 1 prillin, e fut veten dhe PD-në te kopeja e rrezikshme

Majlinda Bregu: Rregullimi ligjor i mediave online, domosdoshmëri në Shqipëri

Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm

Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm

Arrestohen “të fortët” e Durrësit, anëtarë të bandës …

Arrestohen “të fortët” e Durrësit, anëtarë të bandës ...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com