Ylli portugez i Real Madridit ka menduar që ti japë avantazhin ekipit të tij në finalen e Botërorit të Klubeve, me një supergol të shënuar nga goditje dënimi. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, pasi në pjesën e parë madrilenët kishin shpërdoruar një numër të madh rastesh para portës së Gremios.