pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişherabetcasibomherabetherabetcasibomcasinoperpusulabet girişjojobetholiganbetholiganbetgrandpashabetjojobetholiganbetcasinowonjojobetbetplaygrandpashabetcasinoroyalcasinowonbetsalvadorbetplaypalacebetcasinoroyal1winbetsalvadormarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetpalacebetcasinoperonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişMatbet grandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Roli në Teatër i ‘minoritarit’ Rama

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Marsel Lela

‘Mbrotja e Teatrit është një kauzë, jo numër’. Këto fjalë të Besnik Mustafajt e përshkruajnë më së miri frymën e qëndresës së mbrojtësve të Teatrit Kombëtar.  Kjo është një kauzë për çdo qytetar shqiptar artdashës, që e do Teatrin bashkë me historinë e tij dhe të ajkës së artit dramatik shqiptar, që kanë ecur në atë skenë prej 80 vjetësh.

Por në kandarin e kryeministrit Edi Rama ata që rëndojnë më shumë janë numrat. Ai i ka konsideruar minorancë aktorët dhe qytetarët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që protestoi krah tyre, tha se ‘nuk shkon kurrë në Teatër, edhe pse bën teatër me gjithçka’.

Duket se kryeministri i sheh në minorancë të gjithë përveç vetes dhe, me gjasë, kështu do të vazhdojë t’i shohë, edhe pasi të mos jetë më në krye të ekzekutivit.

Ai madje sheh në minorancë vetë shqiptarët dhe sa herë mendimet e tyre nuk përkojnë me mendimet e tij, ata kthehen në ‘shpellarë’, ‘alpinë’, e turlilloj termash të tjerë që gëlojnë nga fjalori ngjyrashumë i kryeministrit.

Rama ka një problem me të kuptuarit e fjalës ‘minorancë’. Nëse do ta kuptonte vërtetë, do të shihte se minoritari i vetëm në këtë histori është ai.

Mjafton të përmendim vetëm dy raste.

Së pari, ai është në minorancë ndaj vetë vendit të tij. Shumica e shqiptarëve nuk dolën të votonin më 30 qershor duke bërë një akt refuzimi të mirëfilltë të pushtetit. Nuk ka rëndësi nëse opozita hiperbolizon duke futur te refuzuesit edhe emigrantët. Sidoqë të jetë, refuzimi ndodhi dhe pikërisht prej tij KQZ e qeverisë ende nuk ia ka dalë të ‘balancojë buxhetet e shifrave dhe të shpallë rezultatin përfundimtar.

Kjo tregon se pushteti me të cilin Rama kërcënon mbrojtësit e Teatrit Kombëtar, artistë, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës, nuk është pushteti i shumicës dhe nuk është sovrani ai që flet nëpërmjet gojës së tij.

Një ‘shumicë’ të tillë, kujtojmë, Enver Hoxha e pati për gati gjysëm shekulli.

Së dyti, Edi Rama është në minorancë edhe në habitatin e tij të preferuar, rrjetet sociale. Sipas Twitter Audit Report, shumica e ndjekësve të kryeministrit Rama në këtë rrjet social janë profile false.

Konkretisht, tabelat e TAR që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë se 108.708 janë ndjekës realë, ndërsa 227.848 janë profile të rremë. Pra, 2 nga 3 ndjekës të Ramës në rrjetet sociale janë të rremë.

Sa i përket qesëndisjes ndaj kreut të opozitës, se ky i fundit është hera e parë që shkon në Teatër, zhvillimet e sotme i kanë dhënë një tjetër drejtim figurës së Lulzim Bashës.

Mbase, për Bashën mund të jetë hera e parë që shkel në Teatër, por ai sot doli në skenë si aktori kryesor i gjithë kësaj ‘drame’ që luhet prej gati një viti. Nga sot ai është ‘garanti’ i Teatrit Kombëtar duke marrë mbi supe një kontratë me artistët dhe qytetarët.

Nëse ai do ta përfundojë këtë dramë si një Makdaf apo një Jago, është në dorën e tij, por Rama duket se ka zgjedhur të luajë vetëm një rol, atë të Neronit.

Perandori i çmendur i Romës, që mendonte se ishte artist, nuk e pëlqente madhështinë e ‘qytetit të përjetshëm’, dhe kërkoi ta rindërtonte atë sipas shëmbëlltyrës së tij. Për këtë ai dogji qytetin dhe ia hodhi fajin të krishterëve, që ishin minoranca e asaj kohe në Romë. Por nuk vonoi shumë që, për shkak të arrogancës së perandorit, kësaj minorance iu bashkua i gjithë kryeqyteti i perandorisë, duke i dhënë fund pushtetit të Neronit./Politiko

 

Tags: Marsel LelaramaTeatri

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Next Post

Sherr në mes të koncertit! Alban Skënderaj detyrohet të ndalojë performancën

Përse disa njerëz e vuajnë vapën më shumë se të tjerët?

Tërhiqnin para me karta të klonuara, pranga dy rumunëve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë dhe ‘krisjet’ në Europë

by mirseda
13:15 | 15/06/2026
0

Në kryeqytetin ukrainas Kiev, autoritetet raportojnë se pas sulmeve me raketa nga Rusia gjatë natës kanë humbur...

Sezoni veror, Policia e Durrësit forcon monitorimet për muzikën dhe ndotjen akustike

13:09 | 15/06/2026

Kriminaliteti për 2025, Kryeprokurori Çela: Vlera e aseteve të sekuestruara është mbi 4miliardë lekë

13:01 | 15/06/2026

Komisioni i Ligjeve miraton draftin për amnistinë. Manja kërkon edhe mbështetje e PD në seancë,

12:58 | 15/06/2026

I dënuar me burgim të përjetshëm,arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari, ishte në kërkim ndërkombëtar

12:53 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com